30.5.2022

Konferenca Strategjike e Sava Insurance Group, e mbajtur në Kosovë, Maj 2022!

Kosova ishte kësaj radhe nikoqire e mbajtjes së konferencës strategjike të Sava Insurance Group, për të vazhduar traditën e cila mbahet çdo vit, në të gjitha vendet e grupës.

Në mëngjesin e hershëm të ditës së mërkurë të datës 25 Maj 2022, arritën në Kosovë kolegët nga Sava Insurance Group, të cilet u akomoduan në Hotelin Emerald. 

Të gjithë të pranishmit (45) ishin prezent në sallën e konferencave në orën 10:00, ku hapjen e konferencës e bëri z.Marko Jazbec, CEO në Sava Insurance Group, duke prezentuar agjendën ditore dhe rezultatet e grupës në kuartalin e parë.

Konferenca zgjati gjatë tërë ditës së mërkurë, për të vazhduar të nesërmen me agjendën për prezantime dhe diskutime të të gjithë folësve të grupës, të cilët ishin akorduar ashtu siç edhe ishte planifkuar, deri në permbylljen e saj me online prezentimin të Andrej Gustin për Artificial Intelligence.

Gjatë konferencës u mbajtën edhe aktivitete të tjera me karakter social, darka e organizime të ndryshme kolegiale e shoqërore.

Linku i aktiviteteve të mbajtura gjatë konferencës strategjike të Sava Insurance Group, në Kosovë! 

Përshëndetje nga Kosova, Sava Insurance Group, Maj 2022