1.6.2026

1 Qershori pranë fëmijëve të HandiKos-it!

Edhe këtë 1 Qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ILLYRIA Life ishte pranë fëmijëve të HANDIKOS Kosova, duke ndarë me ta momente të mbushura me dashuri, kreativitet dhe buzëqeshje. Në ambientin e bukur të Gërmisë, fëmijët dhe përfaqësuesit e ILLYRIA Life kaluan një ditë të veçantë duke pikturuar, duke shprehur kreativitetin dhe duke krijuar kujtime të paharrueshme.

Atmosfera e ngrohtë, energjia pozitive dhe buzëqeshjet e sinqerta të fëmijëve e bënë këtë aktivitet edhe më kuptimplotë. Si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm ndaj komunitetit, ILLYRIA Life dhuroi edhe dhurata simbolike për fëmijët, duke sjellë gëzim dhe lumturi në këtë ditë të veçantë.

Për ILLYRIA Life, përgjegjësia sociale është një vlerë e rëndësishme dhe takime të tilla na rikujtojnë rëndësinë e solidaritetit, kujdesit dhe mbështetjes për ata që kanë më së shumti nevojë për afërsi dhe vëmendje.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të iniciativës “Zemra për Botën”, përmes së cilës ILLYRIA Life vazhdon të kontribuojë në komunitet dhe të krijojë momente të bukura për kategori të ndryshme të shoqërisë, me bindjen se çdo buzëqeshje dhe çdo gjest dashamirësie ka vlerë të madhe.

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem

1 qershori

1 qershori

1 qershori