26.5.2026

Konferenca e Burimeve Njerëzore, Ljubljanë!

Ljubljana u mbajt Konferenca e Burimeve Njerëzore, ku edhe ILLYRIA Life pati kënaqësinë të marrë pjesë së bashku me profesionistë dhe ekspertë të kësaj fushe. Konferenca shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, ideve dhe praktikave më të mira në menaxhimin e burimeve njerëzore.

Gjatë diskutimeve u trajtuan tema që lidhen me krijimin e një ambienti pune më të mirë për punonjësit, rëndësinë e mirëqenies dhe angazhimit të tyre, si dhe zhvillimin e një kulture organizative që mbështet rritjen profesionale dhe personale.

Një fokus i veçantë iu kushtua ndikimit të Inteligjencës Artificiale (IA) në vendin e punës, duke diskutuar mundësitë dhe përfitimet që ajo sjell për organizatat dhe ekipet, por edhe sfidat e reja që kërkojnë përshtatje të vazhdueshme, zhvillim të aftësive dhe qasje inovative në menaxhimin e talenteve.

Pjesëmarrja në këtë konferencë ishte një përvojë shumë e vlefshme për ILLYRIA Life, duke ofruar mundësi për zgjerimin e njohurive, ndërtimin e kontakteve profesionale dhe sjelljen e praktikave bashkëkohore që kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë dhe fuqizimin e kapitalit njerëzor.

Mes njerëzve të mirë, të gjithë kanë rëndësi!

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem

Konferenca1

Konferenca2

Konferenca3

Konferenca4