Mundësi Punësimi

Kompania e Sigurimit të Jetës “ILLYRIA Life” për shkak të rritjes së shpejtë dhe afarizmit të suksesshëm është në kërkim të punonjësve në pozitën:

KËSHILLTARË TË SHITJES në fushën e Sigurimit të Jetës

Nëse jeni në kërkim të një pune dinamike dhe interaktive, në një ekip të personave të suksesshëm, në një mjedisë stimulues të punës,  i cili është i lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e talentit tuaj. Keni dëshirë për ngritje personale dhe profesionale.

Atëherë ne ju ftojmë për bashkëpunim afaristë.

Kushtet që duhet plotësuar për pozitën e shpallur:

  • Niveli i lartë i edukimit
  • I/E orientuar drejtë shitjes
  • Ambicioz/e
  • Kreativ/e
  • Punëtor/e
  • I/E besueshëm/me
  • Vetë-iniciativë/e

Çka ju ofrojmë bashkëpunëtorëve të rinj:

  • Mundësi për zhvillimin dhe ndërtimin e karrierës
  • Edukim dhe trajnim të rregullt
  • Paga bazë, dhe të ardhura shtesë të pakufizuara nga shitja e realizuar
  • Fitimi i përvojës në shitje dhe punës me klient
  • Fitimi i aftësisë komunikuese

Besojmë se CV – ja juaj (pa foto) do të na bindë se ju jeni personi i duhur për këtë pozitë. Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një tradite shumëvjeçare, sillni motivimin dhe energjinë tuaj në “ILLYRIA Life”.

Të interesuarit, luten të dërgojnë CV–it e tyre në adresën: info@illyrialife.com

Të gjithë kandidatët do të trajtohen dhe do kontaktohen sipas nevojes së Departamentit të Shitjes.