18.6.2026

Nga Sllovenia me besim, nga ILLYRIA Life në SAVA Jetë!

Në praninë e partnerëve tanë, institucioneve, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të ardhur nga Sllovenia, shënuam një moment të rëndësishëm në historinë e kompanisë sonë, prezantimin e identitetit tonë të ri dhe përurimin e hapësirave tona të reja të punës.

Kjo mbrëmje shënoi një etapë të re në rrugëtimin tonë, ku ILLYRIA Life tashmë vazhdon veprimtarinë e saj me emrin SAVA Jetë, duke forcuar lidhjen tonë me  SAVA Insurance Group dhe duke reflektuar edhe më qartë përkatësinë tonë në një grup të fuqishëm ndërkombëtar.

Mbrëmja ishte më shumë sesa një ceremoni. Ishte një reflektim i rrugëtimit që kemi ndërtuar ndër vite, i marrëdhënieve të krijuara mbi besim dhe i vizionit që na bashkon për të ardhmen.

Ndërsa hapim këtë kapitull të ri, mbetemi të udhëhequr nga të njëjtat parime që kanë qenë themeli i suksesit tonë: profesionalizmi, përgjegjësia dhe përkushtimi ndaj klientëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.

Falënderojmë secilin që ishte pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë dhe secilin që ka kontribuar në rrugëtimin tonë deri më sot. Besimi dhe mbështetja juaj është motivimi ynë më i madh për të vazhduar përpara.

Ne festojmë një fillim të ri, por historia jonë vazhdon të shkruhet së bashku me ju.

Mes njerëzve të mirë, të gjithë kanë rëndësi

#SAVAJetë #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem

Rebranding Event

Rebranding Event

Rebranding Event

Rebranding Event

Rebranding Event

Rebranding Event

Rebranding Event

Rebranding Event

Rebranding Event

Rebranding Event

Rebranding Event

Rebranding Event

Rebranding Event