15.6.2026

Dhuro gjak, dhuro jetë!

Me rastin e Javës Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut, vullnetarë nga kompania jonë iu bashkuan iniciativës humanitare “Zemra për Botën”, duke dhuruar gjak dhe duke përcjellë një mesazh të fuqishëm solidariteti, humanizmi dhe kujdesi për komunitetin.

Dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë, por me vlerë të jashtëzakonshme. Çdo njësi gjaku e dhuruar mund të ndihmojë në shpëtimin e jetëve të pacientëve që përballen me sfida shëndetësore, ndërhyrje kirurgjikale apo situata urgjente që kërkojnë transfuzion.

Përmes pjesëmarrjes në këtë aksion, dëshmojmë përkushtimin e saj ndaj përgjegjësisë shoqërore dhe mbështetjes së nismave që kanë ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve. Ky veprim humanitar është një kujtesë se kujdesi për njëri-tjetrin fillon nga gatishmëria për të ndihmuar dhe për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë.

Një falënderim i veçantë shkon për stafin mjekësor dhe profesionistët shëndetësorë për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, si dhe për të gjithë dhuruesit vullnetarë që u bënë pjesë e kësaj nisme fisnike.

Ne besojmë se edhe veprimet më të thjeshta mund të sjellin ndryshime të mëdha. Duke dhuruar gjak, dhurojmë shpresë, mbështetje dhe jetë.

Një kauzë mes njerëzve të mirë, asnjëherë vetëm! 🍀

#SAVAJetë #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem

Dhuro gjak 1

Dhuro gjak 2

Dhuro gjak 3

Dhuro gjak 4

Dhuro gjak 5

Dhuro gjak 6

Dhuro gjak 7

Dhuro gjak 8