Çka është Sigurimi Klasik i Jetës?

Të gjitha instrumentet tjera financiare na ofrojnë mundësinë e planifikimit, bazuar në gjendjen në të cilën gjendemi momentalisht.  Sigurimi i Jetës është alternativa e vetme e cila mundëson planifikim për të gjitha: të pa-parashikuarën dhe të pashmangshmen.

Sigurimi Klasik i Jetës (TERM Life)

  • Sigurim i Jetës në rast të Vdekjes Natyrore
  • Sigurim i Jetës në rast të Vdekjes Aksidentale
  • Aksidentet Personale

Sigurimit Klasik i Jetës mbulon humbjen e jetës, natyrore ose aksidentale të personit të siguruar brenda periudhës së sigurimit, në rast të humbjes së jetës së personit të siguruar gjatë kohëzgjatjes së sigurimit, përfituesve ju paguhet 100% shuma e kontraktuar në policë, e cila është e kontraktuar në momentin e nënshkrimit të kontratës.

Sigurimi Shtesë nga Pasojat e Aksidenteve Personale

Sigurimi Shtesë nga Pasojat e Aksidenteve Personale, janë sigurime suplementare të cilat klienti i Illyria Life, mund ti zgjedhë në mënyrë që të komplimentojë policën e Term Life.  Ky produkt ofron kompensim financiar me ndodhjen e rasteve të siguruara, që janë rezultat i aksidenteve personale të personit të siguruar.  

Sigurimi klasik i jetës

  • Sigurim i Jetës në rast të Vdekjes NatyroreSigurimi i jetes ne grup
  • Sigurim i Jetës në rast të Vdekjes Aksidentale
  • Sigurim i Jetës në rast të Invaliditetit
  • Sigurim i Jetës në rast të Aksidenteve Personale

Parametrat e Përgjithshme

Mosha Minimale e Personit të Siguruar:

14 vjeç

Mosha Maksimale e Personit të Siguruar:

65 vjeç

Periudha Minimale Siguruese:

5 vjet

Periudha Maksimale Siguruese:

30 vjet

Primi Minimal për Anëtar të Grupit:

€ 7

 

 

*Për të gjitha pyetjet tuaja, agjentët tanë janë në dispozicionin tuaj përmes e-mail ose në web-chat. Poashtu, ju mund të na telefononi në zyret tona në 038 228 808 apo 0800 75 000, dhe të na ndiqni në rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Linkedin.

Kalkulo ofertën tuaj më të mirë online

Kompania për Sigurimin e Jetës ILLYRIA Life sh.a

Duaje jetën, siguroje vetën!