Çka është Sigurimi i jetës me sëmundje të rënda?

Sigurimi i Jetës me Sëmundje të Rënda ofron mbrojtje të plotë financiare për ju dhe familjen tuaj në rast mbijetese, vdekjeje natyrore apo aksidentale, si dhe në rast diagnostikimi me sëmundje të rënda, duke ju ndihmuar të përballoni sfidat shëndetësore të papritura pa shqetësime financiare.

E veçanta e Sigurimit të Jetës me Sëmundje të Rënda është se:

Sigurimi i Jetës me mbulim për sëmundje të rënda siguron një mbulim financiar të vlerës së shumës së kontraktuar në rast të diagnostikimit me një nga 6 sëmundjet e rënda të specifikuara. Ky produkt, përveç mbulimit të jetës, vdekjes natyrore dhe aksidentale, invaliditetit dhe shpenzimeve mjekësore, ofron mbrojtje shtesë edhe për sëmundjet kritike. Një avantazh tjetër i këtij produkti është mundësia e kthimit të mjeteve të investuara në përfundim të kontratës, për sa kohë që kontrata arrin maturimin e saj.

Produktet e Reja:

  •  Sigurimi Miks me Sëmundje të Rënda dhe
  •  Sigurimi Term Life me Sëmundje të Rënda.

Produktet ofrojne mbulim për këto 6 sëmundje të rënda:

  • Sëmundjet kancerogjene
  • Infarkti i miokardit (sulm në zemër)
  • Goditja në tru
  • Operacioni koronar by-pass
  • Insuficienca renale (dështimi i veshkave)
  • Transplantimi i organeve

- Sigurohen personat prej moshës 18-60 vjeç.

- Sigurimi kontraktohet për periudhë 5-20 vjet

Përmes Sigurimit të Jetës me Sëmundje te Rënda, ju mund të kontraktoni edhe sigurimin shtesë në rast të Aksidenteve Personale, si në vijim:

  • Vdekja në aksident
  • Invaliditeti (i plotë ose i pjesshëm)
  • Shpenzimet mjekësore

Pagesat pranohen vetëm përmes bankave komerciale, dhe në rast të parapagimit të policës, Illyria Life ofron zbritje për pagesa tre mujore (0.5%), gjashtëmujore (1%) dhe vjetore