20.5.2026
ILLYRIA Life pjesë e konferencës rajonale të shitjes në Beograd!
Përfaqësues të ILLYRIA Life morën pjesë në konferencën rajonale “Quarterly Meeting – BL Sales”, e cila u mbajt në muajin Maj 2026 në Hotel Moxy në Beograd. Konferenca mblodhi përfaqësues të kompanive të ndryshme të grupit, me fokus në shkëmbimin e përvojave, prezantimin e rezultateve dhe diskutimin e praktikave më të mira në fushën e shitjes dhe bancassurance.
Gjatë këtij takimi, ILLYRIA Life prezantoi rezultatet dhe aktivitetet e realizuara gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke ndarë përvojat dhe praktikat në raport me zhvillimin e proceseve të shitjes, komunikimin me klientët dhe avancimin e shërbimeve. Konferenca shërbeu si një platformë e rëndësishme për diskutime të hapura mbi sfidat e tregjeve të ndryshme dhe mundësitë për bashkëpunim dhe përmirësim të mëtejshëm.
Pjesë e agjendës ishin gjithashtu trajnimet, workshop-et interaktive dhe prezantimet mbi praktikat më të mira, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbejnë ide dhe eksperienca konkrete nga tregjet e tyre. Përfaqësuesit e ILLYRIA Life kontribuuan aktivisht në diskutime, duke ndarë sfidat dhe sukseset e kompanisë, si dhe duke marrë njohuri të reja që do të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të proceseve dhe shërbimeve ndaj klientëve.
Për ILLYRIA Life, pjesëmarrja në konferenca të tilla rajonale është një mundësi shumë e vlefshme për të forcuar bashkëpunimin me partnerët e grupit, për të ndjekur trendet dhe praktikat moderne të industrisë, si dhe për të vazhduar përkushtimin ndaj inovacionit, profesionalizmit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të përvojës së klientëve.
Mes njerëzve të mirë, të gjithë kanë rëndësi!
#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem




