14.5.2026

Vlerësim për Ambasadorët e ILLYRIA Life!

Patëm kënaqësinë të vlerësojmë 3 ambasadorët e kompanisë sonë, ILLYRIA Life, të cilët me përkushtimin, energjinë dhe prezencën e tyre në rrjetet sociale kanë promovuar vazhdimisht vlerat, aktivitetet dhe kulturën tonë organizative.

Si shenjë mirënjohjeje për angazhimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm, ata u shpërblyen me nga një dhuratë simbolike.

Programi i Ambasadorëve do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me synimin për të fuqizuar zërin e punonjësve tanë dhe për të ndërtuar së bashku një kulturë pozitive, inspiruese dhe profesionale.

Faleminderit të gjithë kolegëve që ndajnë sukseset, aktivitetet dhe frymën e ILLYRIA Life, duke qenë pjesë aktive e rrugëtimit tonë të përbashkët.

Siguroje Jetën në ILLYRIA Life!

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem

Ambasadoret

Ambasadoret 2

Ambasadoret 3

Ambasadoret 4