27.4.2026
ILLYRIA Life pranë studentëve në Panairin e Karrierës në Kolegjin AAB!
ILLYRIA Life ishte pjesë e një tjetër eksperience frymëzuese në panairin e karrierës dhe punësimit 2026, i mbajtur në ambientet e Kolegjit AAB në Prishtinë. Ngjarja solli energji të jashtëzakonshme, me studentë të shumtë të motivuar për të eksploruar mundësi të reja dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre profesionale.
Me një prezencë gjithnjë e më aktive, ILLYRIA Life vazhdon të qëndrojë pranë të rinjve, duke krijuar ura të forta lidhjeje ndërmjet botës akademike dhe tregut të punës. Ky panair ishte një tjetër dëshmi e përkushtimit tonë për të mbështetur talentet e reja dhe për t’i fuqizuar ato në rrugëtimin e tyre drejt suksesit.
Hapësira e ILLYRIA Life u shndërrua në një pikë takimi plot gjallëri, ku studentët u njohën nga afër me botën e sigurimeve të jetës dhe me mundësitë konkrete që ofron kompania jonë. Përmes bashkëbisedimeve të hapura dhe miqësore, përfaqësuesit tanë ndanë përvoja reale, këshilla të vlefshme dhe informacione mbi programet e praktikës dhe mundësitë e karrierës për vitin 2026.
Atmosfera ishte dinamike, pozitive dhe plot optimizëm, një reflektim i qartë i potencialit të jashtëzakonshëm që mbart rinia jonë. Takimet me studentët na frymëzuan dhe na motivuan edhe më shumë për të vazhduar investimin në zhvillimin e tyre profesional.
ILLYRIA Life mbetet një partner i besueshëm për të rinjtë, duke i mbështetur ata në çdo hap drejt ndërtimit të një karriere të suksesshme dhe të qëndrueshme.
Siguroje Jetën në ILLYRIA Life!
#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem










