20.4.2026

Punonjësit e Dalluar për Kuartalin e Parë të vitit 2026 në Departamentin e Shitjes!

Gjatë Kuartalit të Parë të vitit 2026 (TM1 – 2026), Departamenti i Shitjes në ILLYRIA Life ka vazhduar të shkëlqejë përmes përkushtimit, energjisë dhe angazhimit të palëkundur në arritjen dhe tejkalimin e objektivave. Çdo rezultat i arritur mbart pas vetes punë të sinqertë, bashkëpunim të fortë dhe profesionalizëm të admirueshëm, si nga ekipet në terren ashtu edhe nga ato në zyrë.

Jemi mirënjohës për secilin prej jush që kontribuon çdo ditë në këtë rrugëtim të përbashkët suksesi. Ju falënderojmë për përkushtimin dhe ju inkurajojmë të vazhdoni me të njëjtin pasion. Në mënyrë të veçantë, shprehim vlerësimin tonë për ata që janë dalluar me rezultate të jashtëzakonshme dhe janë pjesë e listës së punonjësve të dalluar për TM1 – 2026.

Më të dalluarit për kuartalin e parë (TM1 - 2026), janë:
Burim Halili, Burim Salihu, Hysni Selimi, Labinot Gashi, Florentina Behrami, Labinot Kadriu, Liridona Vokshi, Ilirjada Fejzaj, Eduard Pëgjokaj, Ardit Haxhiu, Elheme Abazi, Era Bujupaj, Edison Haxhija, Valmir Feka, Fitim Morina, Mirjeta Gashi, Klodina Pestisha, Valentina Rafuna, Shaban Gashi, Elbasan Dinaj.

Çdo objektiv i arritur është rezultat i punës së përbashkët dhe përkushtimit të vazhdueshëm.

Mes njerëzve të mirë, të gjithë kanë rëndësi🍀

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem

TM1-2026