5.5.2026
ILLYRIA Life nënshkruan marrëveshje me Odën e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të Tjerë Shëndetësorë!
Kompania e sigurimit të jetës ILLYRIA Life ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Odën e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të Tjerë Shëndetësorë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për zhvillimin dhe avancimin e sigurimit të jetës në Kosovë.
Kjo marrëveshje përfaqëson një arritje të veçantë për ILLYRIA Life dhe një hap domethënës drejt zgjerimit të mbrojtjes financiare për një kategori të gjerë profesionistësh, duke e pozicionuar kompaninë si një nga aktorët kryesorë në promovimin dhe zhvillimin e sigurimit të jetës në vend.
Përmes kësaj marrëveshjeje, ILLYRIA Life do të ofrojë shërbime profesionale, të shpejta dhe efikase, përmes produkteve të sigurimit të jetës të dizajnuara për të garantuar stabilitet afatgjatë dhe mbrojtje të qëndrueshme financiare për përfituesit dhe familjet e tyre. Ky bashkëpunim pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të kompanisë për të ofruar zgjidhje inovative dhe të besueshme, të përshtatura me nevojat reale të tregut.
Përfaqësuesit e K.S.J ILLYRIA Life theksuan se kjo marrëveshje shënon një nga iniciativat më të rëndësishme të kompanisë në Kosovë, duke kontribuar në forcimin e kulturës së sigurimit të jetës dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e planifikimit financiar afatgjatë.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Odës e cilësuan këtë marrëveshje si një zhvillim të rëndësishëm, duke theksuar se për herë të parë realizohet një iniciativë e këtij niveli për sigurimin e jetës për anëtarët e saj në Kosovë.
Të dyja palët u shprehën të bindura se kjo marrëveshje do të ketë ndikim të qëndrueshëm dhe afatgjatë, duke hapur rrugë për bashkëpunime të tjera strategjike dhe duke kontribuar në rritjen e sigurisë financiare për shumë familje në vend.
Siguroje Jetën në ILLYRIA Life!
#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem






