19.6.2025

Mbrëmje Solidariteti, ILLYRIA Life përkrah ‘Ndeshjen e Yjeve’

Një natë e veçantë për kryeqytetin, stadiumi Fadil Vokrri nuk priti vetëm një ndeshje futbolli, por një manifestim të solidaritetit dhe dashurisë për komunitetin. Në një atmosferë festive dhe emocionuese, u zhvillua “Ndeshja e Yjeve”, një përballje miqësore mes figurave të njohura nga muzika, sporti dhe arti kosovar, që këtë herë dolën në fushë me një qëllim të madh: të ndihmojnë fëmijët në nevojë.

Të ftuarit emra të njohur dhe të dashur për publikun lanë për një mbrëmje mikrofonin, kamerën apo skenën për të veshur fanellën e një skuadre ndryshe: skuadrën e zemrës dhe humanizmit. Me lojë, buzëqeshje dhe momente të paharrueshme, ata i kujtuan të gjithëve fuqinë që ka bashkimi për një kauzë të drejtë.

Në këtë nismë të mrekullueshme, ILLYRIA Life me shume krenari ishin sponsor dhe përkrahës, duke e konfirmuar edhe një herë përkushtimin për të qenë më shumë se një kompani sigurimesh të jetës, një partner që qëndron pranë njerëzve, pranë komunitetit, dhe mbi të gjitha, pranë fëmijëve që kanë nevojë për përkrahje dhe dashuri.

“Ndeshja e Yjeve” nuk ishte thjesht një lojë ishte një thirrje për më shumë mirësi, më shumë kujdes dhe më shumë dashuri për ata që kanë më pak.
Fëmijët janë e ardhmja, dhe çdo hap drejt përkrahjes së tyre është një hap drejt një shoqërie më të drejtë dhe më të fortë.

ILLYRIA Life falënderon organizatorët, të gjithë pjesëmarrësit dhe çdo zemër që kontribuoi në këtë nismë të jashtëzakonshme. Sepse kur bashkohen emrat e mëdhenj për një qëllim të mirë, rezultati është gjithmonë fitorja e njerëzores.

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem 

Ndeshja e Yjeve

Ndeshja e Yjeve

Ndeshja e Yjeve

Ndeshja e Yjeve