17.12.2024
Zemra për Botën, ILLYRIA Life në Mbështetje të Familjeve në Nevojë!
Në një periudhë ku dashuria dhe solidariteti janë më të nevojshme se kurrë, kompania per sigurimin e Jetës ILLYRIA Life ka treguar se si një zemër e madhe mund të bëjë ndryshim. Në prag të festave të fundvitit, kur shumë familje përballen me vështirësi ekonomike, ILLYRIA Life ka ndërmarrë një iniciativë emocionuese për të ofruar ndihmë ushqimore për ata që janë në nevojë.
ILLYRIA Life, ka shpërndarë pako ushqimore për personat që përfitojnë ndihmën sociale, duke i ndihmuar ata të kalojnë festat me më shumë qetësi dhe ngrohtësi.
Gjatë këtyre ditëve të ftohta, kur çdo ditë është një mundësi për të dhuruar një buzëqeshje, ky veprim është një kujtesë se, së bashku, mund të bëjmë ndryshimin. Pakoja ushqimore e shpërndarë nga ILLYRIA Life është më shumë se një ndihmë materiale, është një mesazh shprese dhe mbështetjeje që u jep atyre që po kalojnë një periudhë të vështirë, duke i ndihmuar të ndjehen të vlerësuar dhe të lidhur me shoqërinë.
Le të festojmë së bashku dhe të ndajmë ngrohtësinë e zemrave me ata që kanë më shumë nevojë.
Gëzuar festat dhe një vit të ri plot shpresë e mundësi për të gjithë!
#ILLYRIALife #SAVAInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem