2.10.2024

Zemra për Botën! Takim me fëmijët e organizatës Handikos Kosova.

Në kuadër të projektit të vullnetarizmit Zemra për Botën, para disa ditësh, kompania për Sigurimin e Jetës ILLYRIA Life kaloi një ditë të paharrueshme në ambientet e ngrohta të iPaint, ku organizuan një takim të veçantë me fëmijët e organizatës HandiKos Kosova. Atmosfera ishte e mbushur me buzëqeshje dhe energji pozitive, duke u angazhuar në aktivitete kreative që na sollën gëzim të ndërsjellë.

Përmes punës së përbashkët, bashkë me fëmijët punonjësit e ILLYRIA Life krijuan piktura të ndryshme magjike. Secili fëmijë shfaqi talentin e tij unik dhe imagjinatën e pakufishme, duke krijuar vepra arti që ishin plot ngjyra dhe emocion. Kishim mundësinë të shihnim se si secili nga ata shpreh përvojat dhe ëndrrat e tyre përmes artit, një përvojë që na frymëzoi të gjithëve.

Dita u përmbyll me dhurata simbolike që stafi ynë kishte përgatitur me shumë dashuri për fëmijët. Këto dhurata ishin një shenjë mirënjohjeje për energjinë e tyre pozitive dhe për guximin e tyre për të shprehur vetën. Ne besojmë se këto momente të vogla mund të kenë një ndikim të madh në jetën e tyre, duke i inkurajuar ata të vazhdojnë të ndjekin pasionet dhe të besojnë në vetën e tyre.

Faleminderit HandiKos Kosova për këtë mundësi të jashtëzakonshme! Jemi shumë të lumtur që kishim mundësinë të kontribuojmë në një përvojë kaq të veçantë dhe mezi presim të organizojmë aktivitete të tjera së bashku. Arti dhe solidariteti janë forca që na bashkojnë, dhe ne jemi krenarë që jemi pjesë e këtij rrugëtimi.

#ILLYRIALife #SAVAInsuranceGroup #LifeInsurance #ZemraPerBoten

zemra per boten

zemra per boten

zemra per boten

zemra per boten

zemra per boten

zemra per boten

zemra per boten

zemra per boten

zemra per boten

zemra per boten