26.9.2024

Trajnimi i organizuar për Departamentin e Shitjes të ILLYRIA Life!

Më 9 Shtator, Kompania për Sigurimin e Jetës, ILLYRIA Life ka mbajtur një trajnim të rëndësishëm për departamentin e shitjes. Ky trajnim intensiv 8-orësh është udhëhequr nga një ekip ekspertësh të mrekullueshëm dhe është zhvilluar në ambientet e Theta Interactive. Trajnimi ishte shumë atraktiv dhe ndryshe nga çdo ditë e zakonshme e punës, duke ofruar një qasje inovative dhe të angazhuar në përmirësimin e aftësive dhe strategjive të shitjes.

Ekipa e shitjes kaloi ditën duke rikthyer dashurinë për punën, duke i profesionalizuar të gjitha strategjitë e shitjes, duke përkrahur njëri-tjetrin dhe duke zbuluar përsëri identitetin e secilit që ishte i pranishëm. Gjysma e ekipës punoi në forcimin e lidhjeve përmes aktiviteteve argëtuese dhe bashkëpunuese, ndërsa gjysma tjetër eksploroi rrënjët, vlerat dhe historitë personale. Pas kësaj, u ndërruan, duke u siguruar që secili të përjetojë të dyja pjesët!

Këto trajnime ofrojnë një qasje të kompletuar ndaj strategjive të shitjes, duke adresuar të gjitha aspektet e rëndësishme për përmirësimin e performancës dhe arritjen e suksesit në këtë fushë. Kjo qasje e gjithanshme kontribuon në zhvillimin e aftësive për komunikim dhe negociata, duke përgatitur individët që ti përballojnë sfidat e ndryshme të tregut dhe ti arrijnë rezultatet e shkëlqyera në shitje në mënyrë inovative dhe efikase.

Në fushën e shitjeve, është thelbësore të kemi një qasje strategjike dhe të organizuar ndaj klientëve. Organizimi i trajnimeve është prioritet në ILLYRIA Life, sepse besojmë se investimi në aftësitë e punonjësve tanë është kyç për përmirësimin e performancës dhe ndërtimin e marrëdhënieve të forta me klientët. Kjo qasje krijon një ambient efikas dhe energjik, duke kontribuar në rezultate të shkëlqyera dhe sukses të qëndrueshëm të kompanisë.

Klikoni në link për video!

#illyrialife #savainsurancegroup #asnjeherevetem #sigurimiijetes #trajnim #sales #thetainteractive #teambuilding

sales training

sales training

sales training

sales training

sales training

sales training

sales training

sales training

sales training

sales training