25.9.2024

Konferenca e Riskut dhe Aktuaristikës, organizuar nga Sava Insurance Group!

Javën që lam pas, 17 dhe 18 Shtator 2024, pjesëmarrës nga ILLYRIA Life, respektivisht departamenti i Riskut dhe Aktuaristikës, morrën pjesë në konferencën e radhës të mbajtur në Portorož, Slloveni.

Kjo konferencë, e organizuar nga Sava Insurance Group, përfshinte sesione të dedikuara për menaxhimin e riskut dhe aktuaristikës , duke ofruar njohuri thelbësore për sfidat dhe mundësitë në fushën e sigurimeve.

Dita e parë e konferencës filloi me një kafe mirëseardhjeje, pasuar nga sesione që trajtuan çmimet në sigurimin e jo-jetës, matjen e rreziqeve, profitabilitetin e sigurimeve të jetës sipas IFRS 17 dhe standardet e reja të raportimit financiar. U diskutua gjithashtu ndikimi i faktorëve makroekonomikë dhe investimeve sipas IFRS 9 në strategjitë e investimeve.

Pas drekës, pjesëmarrësit e ILLYRIA Life dhe të tjerët u angazhuan në një kuiz për ndërtimin e ekipeve, një aktivitet që ndihmoi në forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit mes kolegëve. Ky aktivitet solli një atmosferë krijuese dhe ndihmoi në ndërtimin e një dinamike pozitive brenda ekipit.

Dita e dytë u përqendrua në sesione të detajuara për sigurimet e jetës dhe jo-jetës, ku pjesëmarrësit shqyrtuan praktikat më të mira dhe risitë në këtë sektor, duke u angazhuar në analiza të thella dhe duke u përqendruan në menaxhimin e riskut dhe zhvillimin e produkteve inovative. 

Pjesëmarrja e stafit të ILLYRIA Life në këtë konferencë ishte një përvojë e vlefshme, duke ofruar mundësi për përmirësim të njohurive dhe zgjerim të rrjetit profesional. Informacionet dhe diskutimet e zhvilluara do të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e strategjive të reja në tregun dinamik të sigurimeve.

#ILLYRIALife #SAVAInsuranceGroup #Risk #Actuarial #Conference #NeverAlone #AmongGoodPeople

Risk Conference

Risk Conference

Risk Conference

Risk Conference