14.9.2022

Illyria Life mbështetë fushatën e bamirësisë "Let's Dance" si Sponsor i Argjendtë.

Kompania për Sigurimin e Jetës K.S.J ILLYRIA Life sh.a, edhe këtë vit mbështetë fushatën e bamirësisë #letsdance të organizuar nga AMC Health

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) i dedikohet përmirësimit të shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Nevojat për gratë shtatzëna dhe foshnjet e tyre vazhdojnë çdoherë të jenë edhe më të mëdha sesa në të kaluarën, prandaj edhe ne si Kompani e Sigurimit të Jetës vazhdojmë të gjendemi gjithmonë pranë tyre dhe t’i mbështesim edhe më tutje në forma të ndryshme. 

Dhurojmë me zemër për nënat dhe fëmijët në nevojë!

#illyrialife #amchealth #savainsurancegroup #neveralone #letsdance