3.6.2022

Zemra për Botën, Aktiviteti në Shtëpinë e të Moshuarve!

Kujdesin ndaj të moshuarve e kemi obligim dhe përgjegjësi morale.
 
Rruga e të moshuarve padyshim që ka qenë shumë e vështirë, prandaj në kuadër të projektit “Zemra për Botën’’, Kompania e Sigurimeve Illyria Life dhe Illyria, në këtë muaj të Qershorit 2022, kanë organizuar aktivitetin e radhës duke vizituar të gjithë të moshuarit në 'shtëpinë e të moshuarve', një vizitë modeste me një drekë të përbashkët së bashku me disa dhurata të dedikuara për ta.
 
Përmes këtyre aktiviteteve mundohemi të qëndrojmë sa më afër kësaj pjese të ndjeshme por shumë të dashur të shoqërisë sonë.
 
K.S.J Illyria Life dhe K.S Illyria, do të vazhdojnë aktivitete të ndryshme edhe gjatë muajve tjerë, gjithmonë për të mirën e të gjithëve e në veçanti për ata që kanë nevojë më shumë për ndihmën tonë.

#illyrialife #illyria #savainsurancegroup #zemraperboten #asnjeherevetem