28.3.2022

Medalje të njëpasnjëshme nga Ski Prishtina, e përkrahur nga Illyria Life.

Klubi i Skitarisë Prishtina shkëlqejnë sërish me rezultate të jashtëzakonshme dhe medalje të shumta të fituara, si në garat kombëtare poashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Në organizimin e Federates Skitare të Kosovës në Brod të Dragashit, për garën ndërkombëtare në nivel të FIS (Federatës Ndërkombëtare të Skijimit), “DARDANIA CUP - Arxhena” për kategoritë U14 & U16 në disiplinën e Sllallomit (SL) dhe Sllallomit të Madh (GS), u shpërblyen me medalje për vendet e para, respektivisht të dyta, garuesit nga klubi Ski Prishtina. Në këtë garë ndërkombëtare kanë marrë pjesë klube skitare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Greqia.
 
Poashtu, ekipi i të rinjëve të Klubit të Skitarisë Prishtina kanë fituar edhe disa medalje të tjera në garën e FIS-it, "PIBA CUP" të mbajtur në Bansko 2022, për grupmosha U-16, disiplina e sllallomit. 
 
Kompania e Sigurimit të Jetës Illyria Life vazhdon të mbështetë Klubin e Skitarisë Prishtina dhe sportistët e shpërblyer i uron për këto rezultate të mahnitëshme, duke i dëshiruar suksese të mëtutjeshme.
 
Illyria Life, Gjithmonë në përkrahje të sportit në Kosovë.