9.3.2022

KSJ Illyria Life mbështetë Klubin e Skitarisë Prishtina!

Illyria Life gjithmonë në mbështetje të sportit në Kosovë.

Duke vlerësuar lartë rëndësinë e sportit në Kosovë, e në veçanti tek moshat e reja, ne synojmë që përmes mbështetjes së vazhdueshme të ndikojmë në mendësinë dhe krijimin e kulturës sportive në vendin tonë.

Sot, në zyret tona është finalizuar marrëveshja e bashkëpunimit në mes Klubit të Skitarisë Prishtina dhe Kompanisë për Sigurimin e Jetës Illyria Life, e nënshkruar nga z. Bujar Hoxha dhe z. Albin Podvorica.

Sukseset në sportin Kosovar dhe në arenën ndërkombëtare nuk kanë munguar asnjëherë, prandaj vlenë të theksohet se së fundi Klubi i Skitarisë Prishtina kryeson në listat garuese dhe është pjesëmarrëse në shumë gara kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me rastin e arritjes së marrëveshjes palët janë shprehur të lumtura, ndërsa Kompania për Sigurimin e Jetës Illyria Life zotohet në përkrahjen e mëtejshme të sportit të Skitarisë.

Përmes kësaj përkrahje Illyria Life do të jetë një urëlidhëse e suksesit të Klubit të Skitarisë Prishtina.

Illyria Life, Asnjëherë vetëm.