1.3.2022

Storie Suksesi, NLB Bank - Illyria Life!

Sot, zyret e Illyria Life i vizituan përfaqësuesit e NLB Bankës z. Agim Hasani dhe znj. Lindita Haxhiu, në mikëpritjen e ekipës së projektit bashkëpunues, të udhëhequr nga z. Albin Podvorica.

Tanimë bëhen një vit nga fillimi i bashkëpunimit të Illyria Life dhe Nlb Bank, ku qëllimi i takimit tonë ishte diskutimi i rezultateve të kënaqshme të treguara deri tani, rezultate këto që kanë tejkaluar pritshmëritë tona si dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i projektit tonë të përbashkët.

Poashtu, në këtë takim është diskutuar për mundësitë e avancimit edhe më tutje të raportit tonë të ndërsjellë si dhe automatizimi dhe dixhitalizimi i operacioneve, në mënyrë që të bëjmë sa më të lehtë dhe më të shpejtë finalizimin e policës për Sigurimin e Jetës, për klientët tanë të përbashkët.

Niveli i kënaqshëm i mbështetjes, motivimi dhe trajnimet e vazhdueshme të Illyria Life ndaj Nlb Bankës, janë qëllimi i kompanisë sonë dhe do të trajtohen me prioritet të lartë gjatë tërë projektit.

Falenderim të veçantë për të gjithë klientët tanë të cilët zgjodhën NLB Bankën si ndërmjetësues për blerjen e policave të Sigurimit të Jetës, të kompanisë sonë Illyria Life.

Duke vlerësuar rrugën që kaluam së bashku, ne krijuam një storie suksesi.

#illyrialife #nlbbank #savainsurancegroup #lifeinsurance #creditlife #neveralone

Bashkepunimi Illyria Life dhe NLB Bank

Bashkepunimi Illyria Life dhe NLB Bank

Bashkepunimi Illyria Life dhe NLB Bank