22.11.2021

Menaxheri dhe Këshilltarët e Rinjë në Rrjetin e Brendshëm të Shitjes!

Misioni i kompanisë sonë është zhvillimi profesional i punonjësve të Illyria Life!

Sot, kanë filluar punën grupi i ri i shitjes i përbërë nga nëntë këshilltarë të shitjes dhe menaxheri i tyre, duke e zgjeruar edhe më tutje rrjetin e brendshëm të shitjes.

Këshilltarët kanë ndjekur trajnimet intensive një mujore dhe si rezultat sot filluan punën e tyre, të cilëve poashtu ju bashkangjitet promovimi i radhës, menaxherja e re, Lumturije Franca, e cila ka treguar rezultate të kënaqshme si këshilltare e shitjes gjatë kohës tre vjeçare, sa ishte pjesë e kompanisë Illyria Life.

Krijimi i një klime pozitive dhe një kulture të mirë biznesi, gjithmonë duke ofruar mbështetje të plotë për bashkëpuntorët tanë, është qëllimi i kompanisë sonë, Illyria Life.

#illyrialife #lifeinsurance #savainsurancegroup #neveralone

menaxheri dhe keshilltaret e rinje

menaxheri dhe keshilltaret e rinje