31.3.2021

Rezultatet e mira për vitin 2020 të Sava Insurance Group dhe anëtarëve të saj në Kosovë.

Me gjithë situatën pandemike të shkaktuar në vitin e kaluar nga virusi Covid19, ne kemi performuar shumë mirë dhe kemi shënuar përsëri rritje. Sipas rezultateve të pa audituara të Grupit të sigurimeve Sava në vitin 2020, kemi mbledhur 679 milion EUR në prime bruto, që do të thotë një rritje prej 13.6% krahasuar me një vit më parë, dhe kemi gjeneruar 56.4 milion EUR në fitim neto një rritje prej 12.3%. Me rezultate të mira biznesi, ne vazhdojmë të ndjekim qëllimet e përshkruara strategjike të grupit tonë të sigurimeve - përveç që kërkojmë vazhdimisht mundësi për rritje në fushën e shërbimeve dhe tregjeve ku tashmë jemi të pranishëm, ne jemi gjithashtu të angazhuar intensivisht në progresin teknologjik dhe nëshërbime cilësore, që ti tejkalojmë pritjet e klientëve tanë.

Illyria Life arriti një rritje prej 7% në vitin 2020 krahasuar me 2019. Numri i policave poashtu ka shënuar një rritje prej 31% ne vitin 2020, krahasuar me vitin 2019.

Dixhitalizimi i biznesit me klientin në qendër është një prioritet i grupit dhe për secilën kompani individualisht. Në të gjitha proceset tona në të gjitha tregjet, ne duam që të jemi në gjendje t'i ofrojmë klientit shërbimin e kërkuarnë mënyrën më të përshtatshme për të. Kushti për këtë është transformimi dixhital i proceseve të punës - kjo është një fushë që ne i kushtojmë shumë vëmendje, si dhe duke i kushtuar vëmendje të veçantë sigurisë kibernetike.

#illyrialife #savainsurancegroup #neveralone