24.6.2026

SAVA Jetë tashmë edhe në rrugët e qytetit!

Si pjesë e procesit të prezantimit të identitetit të ri të kompanisë, SAVA Jetë tashmë është e pranishme edhe në hapësirat publike të qytetit përmes brendimit të stacioneve të autobusëve dhe autobusëve urbanë.

Ky aktivitet është pjesë e fushatës sonë të komunikimit, e cila synon të prezantojë emrin dhe identitetin e ri të kompanisë, duke reflektuar përkatësinë tonë në  SAVA Insurance Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të besueshme të sigurimeve në Evropën Juglindore.

Me mesazhin "Nga Sllovenia, me besim", dëshirojmë të theksojmë traditën, stabilitetin dhe besueshmërinë që sjell përkatësia jonë në  SAVA Insurance Group, ndërsa njëkohësisht riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj klientëve në Kosovë.

Prania e SAVA Jetë në rrugët e qytetit është më shumë sesa një ndryshim vizual. Ajo simbolizon vazhdimësinë e misionit tonë për të qenë pranë qytetarëve, duke ofruar zgjidhje të besueshme të sigurimit të jetës dhe mbështetje në çdo etapë të jetës.

Edhe pse emri ynë ka ndryshuar, vlerat tona mbeten të njëjta. Ne vazhdojmë të punojmë me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim për të mbrojtur atë që ka më shumë vlerë,  jetën, familjen dhe të ardhmen.

Sot na gjeni edhe më afër, në rrugët e qytetit, me të njëjtin angazhim dhe me një identitet të ri që pasqyron forcën dhe besueshmërinë e SAVA Insurance Group.

#SAVAJetë #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem

bus1

bus12

bus13

bus14