24.9.2024
Trajnime të vazhdueshme për NLB Bankën, të organizuara nga ILLYRIA Life!
Javën e shkuar respektivisht të enjtën dhe të premtën, u mbajt trajnimi i radhës në Hotelin Emerald, organizuar nga K.S.J. ILLYRIA Life në bashkëpunim me NLB Bankën. Ky trajnim ofroi një mundësi për rritjen e njohurive dhe aftësive të stafit mbi produkte të veçanta dhe zhvillimin personal.
Trajnimi filloi me një prezentim të shkurtër nga përfaqësuesit e projekteve të dy institucioneve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe inovacionit në ofrimin e shërbimeve më të mira për klientët.
Pjesa e parë e trajnimit u hap nga anëtarë të kompanisë ILLYRIA Life dhe u fokusua në produktin TERM Life ku ne detaje u diskutuan temat për këtë produkt. Përgjegjësit për Marrjen në Sigurime, prezantuan detajet e këtij produkti dhe rëndësinë e që ka ai për klientët. Një fokus i veçantë u vendos në procesin e marrjes në sigurim, sidomos për ekzaminimet mjekësore të kërkuara për policat me vlera të larta ku Dr. Mentor Spahiu, mjek i kompanisë, ishte prezent për të sqaruar aspektet mjekësore dhe për të përgjigjur pyetjeve të stafit lidhur me këtë proces. Kjo pjesë e trajnimit ishte e vlefshme për të siguruar që stafi të kuptonte plotësisht procedurat dhe kërkesat për sigurimin e jetës.
Pas kësaj, dita vazhdoi me një trajnim nga znj. Nerxhivane Haziri Gjukaj, një trajnere e jashtme dhe psikologe e njohur. Ajo trajtoi tema të rëndësishme si intelegjenca emocionale, komunikimi efektiv dhe empatia, duke ndihmuar pjesëmarrësit të zhvillonin aftësi për të kuptuar dhe menaxhuar emocione të ndryshme në ambientin e punës. Një rëndësi e veçantë iu dha edhe rezistencës për ndryshim, duke i mësuar pjesëmarrësve se si të jenë fleksibël në situata të reja dhe sfiduese.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i këtij trajnimi ishte njohja e vetes, përmes teknikave të frymëmarrjes dhe meditimit. Kjo pjesë e sesionit ndihmoi pjesëmarrësit të reflektojnë mbi veten dhe t'i japin rëndësi menaxhimit të emocioneve dhe sjelljes. Të gjitha temat u prezantuan përmes interaksioneve dhe diskutimeve, duke e bërë trajnimin jo vetëm informues, por edhe shumë angazhues.
Ky trajnim i mbajtur gjatë dy ditëve dhe i ndarë në dy grupe, ishte një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit profesional dhe personal të stafit të NLB Bankës dhe K.S.J. ILLYRIA Life, duke forcuar njohuritë mbi produktet dhe duke ndihmuar në zhvillimin e aftësive ndërpersonale të nevojshme për suksesin në ambientin e punës.
#ILLYRIALife #SAVAInsuranceGroup #NLBBank #NeverAlone #AmongGoodPeople