1.8.2024
ILLYIRA Life në fazën finale të lansimit të dy Produkteve të Reja!
Zhvillimi i Produkteve të Reja është një nga sfidat kryesore për të gjitha kompanitë, ku si rrjedhojë për të filluar me projektimin e një produkti fillimisht kërkohet hulumtim i tregut me qëllim identifikimin dhe plotësimin e nevojave të klientëve.
Kompania për Sigurimin e Jetës ILLYRIA Life është novatore në zhvillimin e produkteve të reja dhe tani është në fazën finale të lansimit në treg të dy produkteve të reja:
- Sigurimi Miks i Jetës me Mbulim të Sëmundjeve të Rënda, dhe
- Sigurimi Term Life me Mbulim të Sëmundjeve të Rënda.
Ekipa punuese gjatë zhvillimit të produkteve është munduar që të zgjedh për mbulueshmëri 6 sëmundjet me të cilat jemi duke u ballafaquar së fundmi, për të cilat kosto e shërimit është e lartë dhe shpesh e papërballueshme për buxhetin familjar.
Sot është mbajtur një takim me menaxherët e shitjes si dhe personat të cilët e mbështesin shitjen dhe kanë kontakt të drejtëpërdrejtë me klientët, duke dhënë kontributin e tyre në finalizim të produkteve.
Ne do të vazhdojmë tutje me modifikimin e produkteve ekzistuese dhe zhvillimin e produkteve të reja me tendencë që të plotësojmë nevojat e klientëve tanë me qëllim të mbajtjes së klientit në qendër të të bërit biznes.
#ILLYRIALife #SAVAInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem