30.7.2024
Uta e Maleve arrin ngjitjen e saj të 12-të, në projektin 14 Majat e Himalayave!
Uta e Maleve me mbështetjen e ILLYRIA Life arrin të ngjitet në Majën Gasherburum 2, me lartësi 8035m, që njëherit është Maja e 13-të më e larta në tokë dhe në të njëjtën kohë maja e 12-të për Uta Ibrahimin nga Projekti 14 Majat e Himalayave.
Maja Gasherburum 2, gjithashtu është maja e fundit nga 8000 metrat në Pakistan dhe kështu me këtë ngjitje Uta Ibrahimi arrin ti kompletojë të gjitha majat me mbi 8000 metra, duke përfshirë këtu: K2, Nanga Parbat, Broad Peak, Gasherburum 1 dhe 2.
"Rreth orës 09:30-10:00 të datës 21 Korrik 2024 arrita me e ngjit Majën Gasherburum 2 8035m, maja e 13-të më e larta në Tokë, kështu duke përmbyll ngjitjen e 5 majeve 8000 metra në Pakistan, dhe duke e afru projektin e 14 Majave të Himalayave në 12.
12/12 mundem me thon që kjo ngjitje ka qenë ekspress për faktin që prej arritjes në kamp bazë, ngjitjes dhe kthimit, i kam be total 12 ditë. Perveq asaj që gjatë ditës së summit push, jemi nis nga Kampi 2 / 6400 metra me pauzë në Kampin 3, dhe direkt drejt majës.
Ngjitje në Maje dhe kthimi në Kamp 2 total rreth 30 orë, duke përfshi pritjet e shumta për shkak te hapjes së shtegut, etj.
Unë dhe sherpa kemi arrit në maje të parët pas ekipës së skijatorëve amerikan, dhe shtegu pothuajse ka qenë 10% i fiksum. Në shumicën e rasteve i kemi përdor litarër e vjetër (e që është gabim) apo edhe kemi qenë të lidhun në short-rope shumicën e kohës.
Edhe pse kam tentu ngjitjen me bë pa përdorim te bonbolave të oksigjenit, mirëpo në largësinë 7700 dhe në mëngjesin e ftoftë, për me i eleminu ndonjë ngrirje eventuale, kam fillu përdorimin e oksigjenit ... " ... u shpreh Uta Ibrahimi në llogarinë e saj të rrjeteve sociale.
Për këtë vit kjo do të jetë ngjitja e fundit e Uta Ibrahimit, me shpresën për të vazhduar tutje vitin e ardhshëm në ngjitjen e 2 majave të fundit, të cilat kanë mbetur për të kompletuar Projektin 14 Majat e Himalayave.
Uta e Maleve vazhdon të mbështetet nga ILLYRIA Life dhe të jetë e vetmja vajzë nga Ballkani me arritje të tillë në alpinizëm.
#ILLYRIALife #SAVAInsuranceGroup #UtaeMaleve #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem
Lajme