18.6.2024
Zemra për Botën! Dhuro Gjak, Shpëto Jetë!
Në kuadër të vullnetarizmit të projektit “Zemra për Botën” edhe këtë vit, ILLYRIA Life vazhdon aktivitetin tradicional të dhurimit të gjakut, në ditën ndërkombëtare të dhurimit të gjakut.
Çdo pikë gjaku e dhuruar është shpëtim për dikë në nevojë, qoftë një pacient që i nënshtrohet një operacioni, një viktimë e një aksidenti ose dikush me një sëmundje kronike.
Edhe këtë vit përmes dhurimit të gjakut përqojmë mesazhin e vlefshëm “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë” dhe synojmë ngritjen e vetëdijes së përgjithëshme për më shumë humanitet ndër njerëzish.
Nisur nga rëndësia, dhurimi vullnetar i gjakut është kthyer në një traditë të përvitshme nga stafi i ILLYRIA Life, të cilët punën vullnetare tanimë e kanë pjesë të planifikimit të tyre personal, në të mirën e komunitetit, të ambientit ku jetojmë dhe në shërbim të grupeve të margjinalizuara, e gjitha kjo në kuader të projektit “Zemra për Botën” i cili po vazhdon të jetë shumë aktiv tash e sa vite.
#ILLYRIALife #SAVAInsuranceGroup #LifeInsurance #ZemraPerBoten
Lajme