20.5.2024
Konferenca e Pranverës, Ulqin 2024!
Traditën e kompanisë për mbajtjen e konferencave e vazhduam me “Konferencën e Pranverës” e cila ka qëllim largimin nga përditshmëria mirëpo jo edhe nga përgjegjësia që ne mbajmë brenda shtëpisë sonë të dytë “ILLYRIA Life”.
Në këtë konferencë të organizuar nën aromën e pishave të një fryme dhe ambienti bregdetar, u shpalosën rezultatet e punës si dhe u diskutuan vështirësitë eventuale të cilat po i hasim gjatë proceseve të përditshme të punës. Vazhduam tutje duke prekur sfera të ndryshme socializimi, trajnimi, diskutimi dhe duke realizuar aktivitete të ndryshme eksplorimi dhe shoqërimi.
Vizituam qytetin e bukur të Ulqinit së bashku me plazhet e tij të mrekullueshme, duke filluar me shijimin e pamjeve magjepse të Plazhit të Vogël dhe Plazhit të Madh që është më i gjati në bregdetin e Adriatikut me rreth 13 kilometra gjatësi, dhe për të vazhduar tutje me Plazhin e Valdanosit të rrethuar nga një pyll i madh ullinjsh dhe Ada Bojanës që është një nga vendet më tërheqëse në bregdetin e Malit të Zi, e vendosur në grykëderdhjen e lumit Buna në detin Adriatik.
Poashtu, një vizitë të veçantë i kushtuam Kalajës së Ulqinit, një nga vendet më të vjetra dhe më të rëndësishme historike në Ulqin, kështjellë kjo që daton nga periudha Ilire dhe e cila ka kaluar nëpër duar të ndryshme, duke përfshirë romakët, bizantinët, venedikasit dhe osmanët.
Konferencën e radhës, atë të Vjeshtës, do të mbajmë në Tetorin e po këtij viti, për të vazhduar me vizita të tjera të vendeve të bukura shqipëtare.
#illyrialife #savainsurancegroup #sigurimiijetes #konferencaepranveres #mesnjerezvetemire #asnjeherevetem
Lajme