20.1.2023
Krenar të jemi pjesë e mbështetjes së Skijimit në Kosovë - Illyria Life
Illyria Life është e dedikuar ndaj promovimit dhe mbështetjes së zhvillimit të skijimit në Kosovë.
Skiatorët Lirika Deva, Klos Vokshi dhe Dren Spahiu janë duke u përgatitur në Kronplatz të Italisë për garat e Festivalit Olimpik Evropian Dimëror për Rininë (EYOF) “Friuli, Venezia, Giulia 2023”. Këta sportistë të rinj janë pjesë e një komuniteti në rritje të skijimit në Kosovë.
Ne e shofim potencialin e këtyre skiatorëve të rinj dhe jemi krenarë të luajmë një rol në përgatitjen e tyre për EYOF. Poashtu, jemi të ngazëllyer që i shohim ata të përfaqësojnë Kosovën në skenën ndërkombëtare dhe kemi besim se do të kenë një paraqitje shumë të mirë.
Klubit Ski Prishtina i dëshirojmë suksese të vazhdueshme dhe rezultate triumfuese në të gjitha garat!
#illyrialife #skiprishtina #savainsurancegroup #sigurimiijetes #asnjeherevetem