5.11.2024

ILLYRIA Life, Partner Zyrtar i Ndeshjeve të Champions League në RTK!

Kompania për sigurimin e jetës ILLYRIA Life, në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka prezantuar katër video-reklama ekskluzive të shkurtra, të cilat do të transmetohen gjatë ndeshjeve të UEFA Champions League. Këto reklama do të shfaqen gjatë gjithë kohës së transmetimeve, duke kombinuar emocionet e futbollit me mesazhet e rëndësishme për sigurinë e jetës dhe kujdesin që ofron ILLYRIA Life.

Kjo iniciativë ka për qëllim të përcjellë te shikuesit përkushtimin e ILLYRIA Life ndaj sigurimit të jetës, duke qëndruar pranë tyre jo vetëm në përditshmëri, por edhe në momentet më emocionuese të sportit. Përmes këtyre reklamave, kompania forcon lidhjen me klientët dhe publikun, duke qenë gjithmonë një hap përpara në ofrimin e kujdesit dhe mbështetjes.

Ky bashkëpunim i rëndësishëm përfaqëson një hap strategjik në rritjen e ndërgjegjësimit për produktet dhe shërbimet tona, duke vazhduar ndërtimin e një pranie të fuqishme në tregun e sigurimeve të jetës në Kosovë. Për të gjithë adhuruesit e futbollit, reklamat tona do të jenë një mesazh i qëndrueshëm për rëndësinë e sigurimit të jetës dhe mirëqenies, duke u përcjellë përkushtimin dhe vlerat që përfaqëson ILLYRIA Life.

#ILLYRIALife #SAVAInsuranceGroup #RTK #ChampionsLeauge #MesNjerëzveTëMirë #AsnjëherëVetëm

Siguroje jeten

Siguroje jeten

Siguroje jeten

Siguroje jeten