3.9.2024
Trajnimi i mbajtur për Lidership, me Stafin Menaxherial të ILLYRIA Life!
Javën e kaluar, stafi menaxherial i ILLYRIA Life ka mbajtur një trajnim për lidershipin në bashkëpunim me Theta Interactive. Ky program intensiv dy-ditor u mbajt në ambientet e Theta Interactive i udhëhequr nga një ekip ekspertësh, duke përfshirë një psikologe, një artist mësimdhënës dhe një specialiste lidershipi.
Trajnimi ishte i ndarë në dy sesione: njëri i referohej fokusit në aspektet psikologjike dhe teknikat e meditimit, ndërsa tjetri eksplorimit të tipeve të ndryshme të lidershipit përmes inskenimeve dhe simulimeve. Në këto sesione janë diskutuar tema të ndryshme të lidershipit, janë eksploruar stile të ndryshme të lidershipit dhe janë zhvilluar aftësi për vetë-përmirësim dhe inteligjencë emocionale.
Trajnime të tilla ofrojnë një qasje gjithëpërfshirëse ndaj lidershipit, duke u fokusuar në të gjitha aspektet kyçe për drejtimin e suksesshëm të një kompanie, departamenti apo grupi të caktuar punonjësish. Ato janë të menduara jo vetëm për menaxherët, por gjithashtu për ata punonjës që synojnë të zhvillohen më tej, të avancojnë në karrierën e tyre dhe të përvetësojnë role drejtuese. Kjo qasje e gjerë ndihmon në rritjen e aftësive dhe përgatitjes së individëve për të përballuar sfidat e lidershipit në mënyrë efikase dhe inovative.
Lidershipi nuk është vetëm për të udhëhequr dhe për të marrë vendime, ai përfshin gjithashtu komunikimin efektiv dhe ndihmën në krijimin e një ambienti pozitiv mes punonjësve. Prandaj, mbajtja e trajnimeve të vazhdueshme është thelbësore dhe përbën një nga karakteristikat më të rëndësishme të kompanisë sonë, ILLYRIA Life.
Investimi në zhvillimin e vazhdueshëm të liderëve tanë është kyç për suksesin dhe mirëqenien e ekipit tonë dhe për krijimin e një kulture të fortë dhe të bashkuar në vendin e punës.
#illyrialife #savainsurancegroup #asnjeherevetem #mesnjerezvetemire #trajnim #lidership #thetainteractive