21.11.2022
Jeto Shëndetshëm, Puno Shëndetshëm!
Kompania e Sigurimit të Jetës Illyria Life mëngjesin e së hënës e filloi pak më ndryshe se mëngjeset tjera.
Kafet dhe kroasantët sot u zëvendësuan me smoothie dhe fruta të ndryshëm, për të mbështetur dhe promovuar një mënyrë jetese të shëndetshme.
Ne si kompani gjithmonë i kushtojmë kujdes të shtuar dhe rëndësi të veçantë natyrës dhe jetës së shëndetshme. Stafi i Illyria Life janë të orientuar në përdorim sa më racional të letrës, përdorim të stilolapsëve eko, përdorim të gotave të qelqit në vend të atyre të plastikës, përdorim të veturave hibride, në organizime të aktiviteteve të ndryshme sportive brenda kompanisë si dhe në sponzorizime me karakter kulturorë dhe sportivë.
Kujdesi për punonjësit tanë dhe përkushtimi për një mënyrë jetese të shëndetshme janë një ndër vlerat më signifikante të kompanisë sonë.
#illyrialife #savainsurancegroup #jetoshendetshem #punoshendetshem #asnjeherevetem