26.9.2022

Illyria Life sponsor i Klubit të Basketbollit të Femrave, KBF PRISHTINA!

Illyria Life është kompani me përgjegjësi sociale e cila gjithmonë përpiqet që një pjesë të suksesit ta ndajë së bashku me të tjerët, duke mbështetur sportist të rinjë dhe disiplina të ndryshme sportive në vendin tonë.

Sot, kryesia e Klubit te Basketbollit te Femrave KBF Prishtina vizituan zyret tona të Illyria Life, ku me kënaqësi të madhe u mirëpritën nga përfaqësuesit e kompanisë sonë. Drejtori ekzekutiv i Illyria Life z. Albin Podvorica dhe Kryetarja e Klubit të Basketbollit të Femrave, znj. Vlora Braha nënshkruan marrrëveshjen e sponsorizimit për të mbështetur gjatë tërë sezonës klubin e basketbollit të femrave nga kryeqyteti.

KBF Prishtina është pjesëmarrëse në Ligën Unike dhe Superligën e Kosovës, e cila u themelua në vitin 2000 duke treguar rezultate të mahnitshme gjatë tërë kohës, me shpërblime të shumta, 12 tituj kampioni, 11 herë fituese e Kupës së Republikës, 1 herë fituese e Super Kupës së Kosovës si dhe për herë të parë nga themelimi i Ligës Unike, fituese e Ligës Unike. Poashtu, KBF Prishtina është klubi i vetëm që ka qenë pjesë e garës së dytë më të madhe në Evropë, FIBA Euro Cup Women.

Përmes kësaj mbështetje, ne mbështesim diversitetin në grup, barazinë gjinore si dhe aktivitetet sportive si promotor të jetës së shëndetëshme. 

KBF Prishtinës i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në ndeshjet e tyre gjatë tërë sezonës kampionale.

Illyria Life gjithmonë e gatshme të mbështesë sportin në Kosovë, të ndikojë në krijimin e kulturës sportive në vendin tonë dhe të inkurajojë të gjitha femrat për pjesmarrje në aktivitetet sportive. 

#illyrialife #kbfprishtina #basketball #women #sponsorship #savainsurancegroup #neveralone

Illyria Life KBF Prishtina

Illyria Life KBF Prishtina

Illyria Life KBF Prishtina

Illyria Life KBF Prishtina