5.9.2022

Lojërat Sportive të organizuara nga Sava Insurance Group!

Sporti është zgjidhja e duhur për socializimin dhe ndërtimin e ekipeve të mëdha!

Vikendi i shkuar ishte përplot dinamizëm dhe entuziazëm në Moravska Toplice, Slloveni. Të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë pjesë e Sava Insurance Group ishin pjesëmarrëse në organizimin e lojërave sportive dhe aktiviteteve shoqërore të organizuara në mënyrë të shkëlqyeshme nga Sava Insurance Group.

Kompania e Sigurimit të Jetës Illyria Life, tregoi prezencë të jashtëzakonshme në disiplina të ndryshme sportive duke u shpërblyer me shumë medalje të arta, argjendta e bronzta.

Socializimi i kolegëve nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse të grupit Sava e bënë edhe më të veçantë një organizim të tillë të lojërave sportive, duke promovuar një stil të jetës së shëndetshme dhe krijim të marrëdhënieve të forta kolegiale.

#savainsurancegroup #savagames #illyrialife #lifeinsurance #neveralone