4.3.2022
Performancë e shkëlqyer në vitin 2021 nga Sava Insurance Group dhe Anëtarët e saj në Kosovë!
Në vitin 2021, Sava Insurance Group gjeneroi 732,7 milion euro në të ardhura operative, që përfaqëson 7,6% rritje krahasuar me 2020. Fitimi neto arriti në 76,2 milion euro dhe është 35,1 % më i lartë se fitimi në vitin e kaluar.
Ecuria e mirë e grupit tonë u konfirmua edhe nga të dyja agjencitë e vlerësimit të kredisë. Pas rishikimit të rregullt vjetor të Sava Re dhe Zavarovalnica Sava, S&P Global Ratings konfirmoi vlerësimin e kredisë "A" (shkëlqyeshëm), me një perspektivë të qëndrueshme afatmesme. Pas rishikimit të rregullt vjetor të Sava Re, agjencia e vlerësimit të kredisë AM Best konfirmoi gjithashtu vlerësimin e kredisë të fuqisë financiare "A" (shkëlqyeshëm) dhe vlerësimin afatgjatë të kredisë së emetuesit "a". Të dy vlerësimet kanë një perspektivë të qëndrueshme afatmesme.
Kompania jone, Illyria Life arriti një rritje prej 36.5 % në vitin 2021 krahasuar me 2020. Numri i policave poashtu ka shënuar një rritje prej 58.3 % ne vitin 2021, krahasuar me vitin 2020.
Në vitin 2022, aktivitetet kryesore të zhvillimit do të jenë ato që lidhen me fokusin ndaj klientit dhe implementimin e sistemeve të reja të informacionit për të përmirësuar efikasitetin dhe shërbimet e biznesit. Gjithashtu, ne planifikojmë të kalojmë 700 milionë euro të ardhurat operative dhe të arrijmë të paktën 60 milionë euro fitim neto këtë vit, që do të thotë të paktën 11.5 % kthim i planifikuar në kapital.