24.5.2021

Bashkëpunimi me Nlb Bank, Sigurimi i Jetës së Kredimarrësit.

Sot në bashkëpunim me NLB Bank, filloi shitja e Sigurimit të Jetës së kredimarrësit. Tani më të gjithë kredimarrësit mund të sigurojnë të gjitha llojet e kredive të tyre, përmes NLB Bankës, në bashkëpunim me kompaninë e Sigurimit të Jetës Illyria Life.

Sigurimi i jetës së Kredimarrësit është një produkt i sigurimit të jetës, i cili ju ofrohet klientëve të cilët marrin kredi në NLB Banka.

Me rastin e fillimit të sigurimit të jetës së kredimarrësit, kompania e sigurimit te jetës bartë rrezikun e shlyerjes së kredisë, në rast të pamundësisë së shlyerjes së kredisë si pasojë e humbjes së jetës së kredimarrësit, në këmbim të pagesës së primit e cila caktohet në bazë të shumës së kredisë, moshës së kredimarrësit si dhe periudhës së maturimit të kredisë.

  • Lartësinë e shumës së siguruar e kontraktojnë Ndërmjetësuesi dhe i Siguruari me rastin e lidhjes së kontratës së sigurimit.
  • Gjatë periudhës së sigurimit shuma e siguruar zvogëlohet, duke përcjellur amortizimin e kredisë, derisa të dyja të arrijnë vlerën zero.

Pra, Siguruesi garanton pagesën e shumës së papaguar të kredisë në momentin e humbjes së jetës së kredimarrësit.

#illyrialife #nlbbank #savainsurancegroup #lifeinsurance #creditlife #termlife #neveralone