Blog

Pse duhet ta siguroni kredinë tuaj? - Illyria Life

Sigurimi i Kredisë është një lloj sigurimi që kompenzon vlerën e papaguar të kredisë së një huamarrësi nëse huamarrësi vdes para se kredia të maturoj plotësisht. Sigurimi i kredisë është lehtësim financiar për huamarrësin dhe anëtarët e familjes së tij, ku përmes këtij sigurimi ofron mbrojtje financiare duke kompensuar borxhin dhe duke parandaluar që barra e borxhit të kalojë te anëtarët e familjes së mbijetuar.

Janë të shumta arsyet pse duhet bërë sigurimi i kredisë, mirë ne po i veçojmë disa nga ato:

  • Sigurimi i Kredisë ju ofron paqe mendore dhe shpirtërore duke ditur se borxhet tuaja do të paguhen në rast të ndodhjes së ndonjë fatkeqësie natyrore apo aksidentale tek anëtarët e familjes tuaj.
  • Sigurimi i Kredisë ofron mbrojtje për të dashurit tuaj nga trashëgimi i borxheve dhe obligimeve tuaja financiare, të cilët janë përgjegjës për shlyerjen e pjesës së mbetur të kredisë, në rast të ndodhjes së vdekjes natyrore apo aksidentale.
  • Primet e sigurimit të kredisë janë kryesisht më të ulëta se llojet e tjera të produkteve të sigurimit të jetës. Kjo për shkak se pagesa lidhet drejtpërdrejt me bilancin e papaguar të kredisë, dhe jo gjatë tërë kohës në shumën fikse të saj.
  • Sigurimi kredisë ofrohet gjatë kohës së aplikimit të kredisë, prandaj edhe procedurat për sigurimin e kredisë janë të thjeshta për t'u realizuar. 

Sigurimi i kredise

Sigurimi i Kredisë është një lloj sigurimi që kompenzon vlerën e kredisë së huamarrësit në rast të vdekjes së tij dhe është i domosdoshëm për kryefamiljarët, anëtarët e të cilëve varen nga të ardhurat e tyre, për të siguruar që të mos trashëgojnë borxhin nëse huamarrësi vdes përpara se të përfundohet maturimi i kredisë. 

Nëse keni vartës që mbështeten në të ardhurat tuaja për të paguar shpenzimet e jetesës dhe obligimet, sigurimi i kredisë është zgjidhja e duhur. Pra, huamarrësit duhet të konsiderojnë këtë sigurimi për të mbrojtur familjet e tyre nga barra e borxhit në rast të të rrethanave të papritura.

Kompania e Sigurimit të Jetës Illyria Life përmes bashkëpunimit të shkëlqyeshëm që ka me NLB Bankën ofron këtë produkt për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të sigurojnë kreditë e tyre dhe e shohin këtë si një mundësi të artë për të pasur një rehati mendore dhe shpirtërore, në raste të paparashikuara dhe të papritura, të cilat mund të ndodhin çdoherë dhe kudo. 

Në fund të fundit, vendimi për të blerë sigurimin e jetës duhet të bazohet në një vlerësim të plotë të nevojave dhe rrethanave tuaja individuale, prandaj ju mund të konsultoheni në çdo kohë me këshilltarët tanë të shitjes, të vizitoni zyret tona të Illyria Life apo degët e NLB Bankës, për t'ju ndihmuar që të përcaktoni se cili sigurimi i jetës është i duhuri për ju.

.......................................

Kompania për Sigurimin e Jetës, ILLYRIA Life ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me Sigurimin e Jetës, ku përmes produkteve të saj siç janë: Sigurimi Miks i Jetës, Sigurimi Klasik i Jetës, Sigurimi i Bursës Studimore, Sigurimi i Jetës në Grup dhe Sigurimi i Kredimarrësit, ju mund të siguroheni në çdo vend dhe në çdo kohë.

*Për të gjitha pyetjet tuaja, ju mund të na telefononi në zyret tona në 038 228 808, të na kontaktoni në Web-Faqe, në Email apo edhe përmes rrjeteve tona sociale Facebook, Instagram dhe Linkedin.

Kalkulo ofertën tuaj më të mirë online

#illyrialife #savainsurancegroup #sigurimiijetes #mesnjerezvetemire #asnjeherevetem