Blog
5 Pyetjet më të Shpeshta të cilat i referohen Sigurimit të Jetës!
Sigurimi i Jetës është një model i menaxhimit të financave tuaja me ndihmën dhe mbështetjen e një krahu të fuqishëm, në këtë rast të një kompanie sigurimi, siç është ajo e Sigurimit të Jetës ILLYRIA Life.
Audienca shpeshherë nuk është e familiarizuar me konceptin e Sigurimit të Jetës, dhe ekzistojnë pyetje të shumta mbi procedurat, funksionin dhe benefitet të Sigurimit të Jetës në jetën e përditshme.
Për t’ju ndihmuar që të mësoni më shumë për përparsitë e inkoorporimit të Sigurimit të Jetës në përditshmërinë tuaj, ne kemi mbledhur 5 nga Pyetjet më të shpeshta për Sigurimin e Jetës.
1. Çfarë është Sigurimi i Jetës dhe si funksionon ai?
Sigurimi i Jetës paraqet një kontratë financiare mes klientit dhe kompanisë siguruese, nëpërmjet të cilës, klienti synon të sigurojë të ardhmen e personave të cilët varen financiarisht prej tij/saj (familja, fëmijët, të dashurit apo edhe për kauza humanitare dhe donacione). Kjo marrëveshje siguron një shumë parash të cilat janë të dedikuara të mbulojnë shpenzime financiare të personave të cilët varen financiarisht nga klienti (borxhe, kredi, evente të cilat kërkojnë fonde të mëdha si funeralet, martesat etj.), në rast se klienti ndërron jetë gjatë kohës kur marrëveshja mes tyre është ende aktive.
2. Pse njerëzit e konsiderojnë Sigurimin e Jetës në jetën e tyre?
Për arsye të shumta! Duke filluar nga heqja e një barre financiare dhe garancioni i mbulimit të borxheve dhe kredive në mënyrë që familjarët e klientit të mos ngarkohen me përgjegjësi të shlyerjes së tyre, deri te lehtësimi i menaxhimit të financave dhe eliminimi i brengave të cilat lidhen me gjendjen financiare të klientit, që mundëson një të ardhme të sigurtë dhe një të tashme të qetë. Thënë shkurt, Sigurimi i Jetës siguron një jetë më e qetë, ofron mbulim të borxheve dhe kredive, financim të edukimit, fonde bamirësie, vazhdimësi të biznesit, e shumë e shumë benefite të tjera.
3. A hyn ne trashëgimi dhe a taksohen benefitet financiare të Sigurimit të Jetës?
Benefitet financiare të sigurimit të jetës të cilat shkojnë direkt tek përfituesit pasi që klienti i kompanisë së sigurimit ndërron jetë nuk janë të taksueshme nga shteti dhe ata mund të shfrytëzojnë fondet e ofruara nga marrëveshja lirshëm dhe pa pasur nevojë të kompenzojnë me anë të taksave shtetërore. Ky ndryshe njihet si benefiti i ndërrimit të jetës (death benefit). Poashtu, ky lloj sigurimi nuk hyn në ligjin për trashëgimi, dhe shuma siguruese në rast te ndodhjes së ndrrimit të jetës i takon vetëm personit i cili është i autorizuar në kontratë, i përcaktuar paraprakisht nga vet i siguruari.
4. Cili është lloji më i mirë i Sigurimit të Jetës?
Në rastin e zgjedhjes së “marrëveshjes më të mirë” të Sigurimit të Jetës, kualiteti i zgjedhjes varet totalisht nga kërkesat dhe nevojat e klientit, andaj nuk ekziston ndonjë lloj specifik i sigurimit që karakterizon atë që është më i mirë apo nuk është. Të gjitha marrëveshjet e Sigurimit të Jetës janë të dizajnuara për të ofruar benefitet e tyre, varësisht nga nevojat e klientëve të kompanive të sigurimit. Ne sygjerojmë gjithmonë që të kontaktoni zyret tona në ILLYRIA Life apo të konsultoheni me këshilltarët tanë të shitjes, të cilët do t’ju ndihmojnë të mësoni për benefitet e ofruara nga secila marrëveshje dhe të definoni se cila pako e Sigurimit Jetësor është më e përshtatshmja për ju.
5. A Ja Vlen?
Ne do të përgjigjeshim gjithmonë me “po” pa u menduar dy herë, mirëpo duke u bazuar në realitetin në të cilin jetojmë, do të tregohemi objektivë dhe t’ju japim një përgjigjje sa më transparente:
Patjeter se ja vlen!
Duke ditur benefitet e shumta që përfitohen me bërjen e Sigurimit të Jetës, ju evitoni brenga dhe telashe financiare nga të cilat vuajnë shumë njerëz kudo në botë. Me inkoorporimin e Sigurimit të Jetës në jetën tuaj, ju jo vetëm që siguroni veten dhe të dashurit tuaj por do të mbuloni edhe shpenzimet, borxhet e kredit e mëdha, dhe njëherit ju do të siguroni edukimin, punonjësit, vazhdimësinë e biznesit tuaj dhe do të ruani një standard të jetës për më të dashurit tuaj.
Thënë shkurt, Sigurimi i Jetës është një ndër investimet më të rëndësishme dhe profitabile financiare që mund të bëni për veten dhe të dashurit tuaj.
.......................................
Kompania për Sigurimin e Jetës, ILLYRIA Life ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me Sigurimin e Jetës, ku përmes produkteve të saj siç janë: Sigurimi Miks i Jetës, Sigurimi Klasik i Jetës, Sigurimi i Bursës Studimore, Sigurimi i Jetës në Grup dhe Sigurimi i Kredimarrësit, ju mund të siguroheni në çdo vend dhe në çdo kohë.
*Për të gjitha pyetjet tuaja, ju mund të na telefononi në zyret tona në 038 228 808, të na kontaktoni në Web-Faqe, në Email apo edhe përmes rrjeteve tona sociale Facebook, Instagram dhe Linkedin.
Kalkulo ofertën tuaj më të mirë online
#illyrialife #savainsurancegroup #sigurimiijetes #mesnjerezvetemire #asnjeherevetem