Blog
Demaskimi i katër paragjykimet më të shpeshta rreth Sigurimit të Jetës!
Sigurimi i Jetës është një mjet thelbësor i planifikimit financiar, mirëpo keqkuptimet dhe paragjykimet e shumta e bëjnë më të vështirë marrjen e vendimeve për të përfituar nga avantazhet që ky sigurim ofron. Në këtë blog, ne do të sqarojmë dhe do të hedhim poshtë katër paragjykimet më të shpeshta rreth Sigurimit të Jetës.
Paragjykimi i parë: Vetëm kryefamiljari i cili sjell të ardhura në familje ka nevojë për Sigurimin e Jetës!
Edhe pse është thelbësore që mbajtësi kryesor i të ardhurave të ketë Sigurimin e Jetës, është po aq e rëndësishme edhe për prindërit që qëndrojnë në shtëpi. Shërbimet që ata ofrojnë, si kujdesi për fëmijët, mirëmbajtja e shtëpisë dhe detyrat e tjera shtëpiake, kanë vlerë të konsiderueshme ekonomike. Nëse diçka do t'u ndodhte atyre, standardi i jetës së partnerit të mbijetuar nuk do të jetë si më parë, duke i trashëguar kostot e jetesës me qëllim të mbulimit të këtyre shërbimeve.
Paragjykimi i dytë: Sigurimi i Jetës është shumë i shtrenjtë!
Shumë njerëz mbivlerësojnë koston e Sigurimit të Jetës. Faktorë të ndryshëm ndikojnë në kosto, duke përfshirë moshën, shëndetin, llojin dhe shkallën e mbulimit që zgjidhni. Shumica e policave të sigurimit janë mëse të përballueshme për një person me të hyra mesatare. Poashtu, qetësia mendore që vjen duke ditur se më të dashurit tuaj janë të mbrojtur, nuk ka çmim që paguhet.
Paragjykimi i tretë: Beqarët të cilët nuk kanë vartës, nuk kanë nevojë për Sigurimin e Jetës!
Ashtu si të tjerët, edhe personat beqarë përfitojnë nga Sigurimi i Jetës. Varësisht nga lloji i Sigurimit të Jetës që zgjedhin, ai mund t’ju shërbejë edhe si mjet për planifikim financiar apo edhe si një trashëgimi financiare për më të dashurit e tyre. Poashtu, nëse personi në fjalë siguron jetën kur është në moshë më të re dhe më të shëndetshëm, përfiton nga tarifat më të ulëta të marrjes në sigurim.
Paragjykimi i katërtë: Sigurimi i Jetës është vetëm për të moshuarit!
Sigurimi i Jetës nuk është vetëm për të moshuarit. Sigurimi i jetës është shumë i dobishëm për të gjitha moshat e në veçanti për të rinjët sepse përpos qetësisë mendore që sjell, mund të shërbejë edhe si një investim fitimprurës për të ardhmen, duke kontribuar në portofolion e tyre financiare.
Të kuptuarit e fakteve rreth Sigurimit të Jetës mund t'ju ndihmojë të informoheni siç duhet dhe të merrni vendime të duhura për të ardhmen tuaj financiare. Konsultohuni me këshilltarët tanë të shitjes apo drejtohuni tek zyret tona të Illyria Life, për të diskutuar mundësitë dhe për të konsideruar policën ideale të Sigurimit të Jetës për ju dhe më të dashurit tuaj.
.......................................
Kompania për Sigurimin e Jetës, ILLYRIA Life ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me Sigurimin e Jetës, ku përmes produkteve të saj siç janë: Sigurimi Miks i Jetës, Sigurimi Klasik i Jetës, Sigurimi i Bursës Studimore, Sigurimi i Jetës në Grup dhe Sigurimi i Kredimarrësit, ju mund të siguroheni në çdo vend dhe në çdo kohë.
*Për të gjitha pyetjet tuaja, ju mund të na telefononi në zyret tona në 038 228 808, të na kontaktoni në Web-Faqe, në Email apo edhe përmes rrjeteve tona sociale Facebook, Instagram dhe Linkedin.
Kalkulo ofertën tuaj më të mirë online
#illyrialife #savainsurancegroup #sigurimiijetes #mesnjerezvetemire #asnjeherevetem