Blog

Rëndësia dhe Funksioni i Pajtueshmërisë në ILLYRIA Life!

Kompanitë e Sigurimeve tani operojnë në një mjedis ekonomik kompleks dhe gjithnjë e më të rregulluar, duke u kërkuar të përballen me rreziqe të reja, të marrin angazhime më thelbësore dhe të mbajnë standarde të larta në Qeverisje Korporative.  

ÇKA ËSHTË PAJTUESHMËRIA?

Pajtueshmëria është akti i respektimit të një sërë rregullash, të tilla si ligjet, standardet, kodet dhe politika, rrjedhimisht të sigurojë që veprimet dhe vendimet nuk bien ndesh me rregullativen ligjore. Bordi i Drejtorëve të Kompanisë është përgjegjës për tu siguruar se Kompania është në pajtim me të gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse, dhe kështu duhet të themeloj Funksionin e Pajtueshmërisë i cili e ndihmon Bordin e Drejtorëve, në mënyrë që Kompania:

  • t’i përmbushë obligimet ligjore, rregullative dhe mbikëqyrëse;
  • të promovojë dhe mbështet kulturën e pajtueshmërisë;
  • të monitorojë pajtueshmërinë me politikat e brendshme të Kompanisë;

Funksioni i kontrollit nga ana e pajtueshmërisë është një element kyç i procesit të kontrollit të brendshëm, duke u renditur si një instrument i rëndësishëm i qeverisjes korportative dhe analizës së biznesit në përgjithësi. 

Kompania poashtu vendos rregulla dhe standarde për të siguruar që punonjësit e tyre të kryejn aktivitetet e tyre sipas parametrave dhe udhëzimeve specifike, dhe përfshinë disa aspekte të ndryshme:

Illyria LifeRrit besimin e klientit kundrejt Kompanisë

Kur klientët e dinë se një kompani është në pajtueshmëri me ligjin dhe standardet e cilësisë, ata kanë më shumë siguri në produktet dhe shërbimet që i ofrohen. Standardet e vendosura nga kompania marrin parasysh preferencat dhe pritshmëritë e tyre në raport me produktet për Sigurimin e Jetës. Rritja e besimit të klientit është një nga qëllimet më të rëndësishme të Kompanisë sonë, ILLYRIA Life dhe se këtë e kemi arritur duke mbajt standarde të larta në proceset e punës.

Përmirëson proceset e brendshme

Pajtueshmëria përmirëson proceset e brendshme të kompanisë duke siguruar që çdo punonjës të kuptoj dhe të ndjekë politikat në fuqi. Kompania jonë ILLYRIA Life ka vendosur standarde, kode dhe procedura për të siguruar që puna kryhet bazuar në rregulla duke promovuar një standard të lartë të sjelljes në vendin e punës. Të qenit në pajtueshmëri me rregullativën në fuqi e bënë shumë më të thjesht procesin e punës në përgjithësi.

Mbron kompaninë nga veprimet ligjore

Duke respektuar rregulloret dhe procedurat, kompania mbrohet nga veprimet ligjore, kështu edhe funksionojnë sipas ligjit. Inspektimet  dhe auditimet janë të nevojshme, pasi ato mund të vërtetojnë se kompania po ndjek të gjitha kërkesat ligjore. Gjithashtu është e domosdoshme që kompania të sigurojë që punonjësit e saj të marrin trajnimin e duhur, të mbajnë përgjegjesi për punën për të cilën janë ngarkuar dhe të reflektojnë profesionalizëm. Kompania jonë u jep rëndësinë e duhur trajnimeve profesionale duke udhëzuar stafin në trajnime varësisht nga fusha e veprimit, për të cilën ndan buxhet të veçantë.

.......................................

Kompania për Sigurimin e Jetës, ILLYRIA Life ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me Sigurimin e Jetës, ku përmes produkteve të saj siç janë: Sigurimi Miks i Jetës, Sigurimi Klasik i Jetës, Sigurimi i Bursës Studimore, Sigurimi i Jetës në Grup dhe Sigurimi i Kredimarrësit, ju mund të siguroheni në çdo vend dhe në çdo kohë.

*Për të gjitha pyetjet tuaja, ju mund të na telefononi në zyret tona në 038 228 808, të na kontaktoni në Web-Faqe, në Email apo edhe përmes rrjeteve tona sociale Facebook, Instagram dhe Linkedin.

Kalkulo ofertën tuaj më të mirë online

#ILLYRIALife #SAVAInsuranceGroup #LifeInsurance #AmongGoodPeople #NeverAlone