Blog

Misioni, Vizioni dhe Synimet e Kompanisë për Sigurimin e Jetës, ILLYRIA Life! 

Kompania për Sigurimin e Jetës ILLYRIA Life sh.a., është kompania e parë e licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, anëtare e Sava Insurance Group dhe lidere në tregun e Sigurimeve të Jetës në Kosovë, qysh nga themelimi i saj në vitin 2008, e gjerë më tani.

Misioni i kompanisë sonë është të ofroj siguri financiare dhe një të ardhme fitimprurëse për punonjësit, klientët dhe aksionarët e saj. Qëllimi i kompanisë ILLYRIA Life është të përpiqet të jetë ndër më të mirat në tregun e sigurimeve në Kosovë, duke konkuruar në mënyrë të drejtë, duke funksionuar në pajtueshmëri me të gjitha ligjet në fuqi dhe duke ruajtur çdoherë ndershmërinë dhe integritetin.

Illyria LifeVizioni i kompanise ILLYRIA Life është të zhvillohet edhe më tutje duke ofruar shërbime sa më cilësore dhe duke ju përshtatur në çdo kohë dhe çdo vend nevojave dhe kërkesave të klienteve të saj.

Përgjegjësia ndaj punonjësve për kompanine ILLYRIA Life është e rëndësisë jetike. Vetëm punonjësit të cilët janë mjaft të përkushtuar për punë, janë në gjendje të zbatojnë dhe të përshtaten në strategjinë tonë, strategji kjo ku klienti është gjithmonë në qendër. Pra, ne e kemi vënë punonjësin në fokus, si një prioritet strategjik shumë të rëndësishëm, me qëllim që shërbimi ndaj klientëve të jetë përgjegjësia kryesore e kompanisë sonë në raport me shoqërinë.

Një nga karakteristikat tjera të kompanisë është kirjimi i një kulture bashkëpunuese dhe organizative, kulturë kjo e cila reflektohet edhe në komunitetin jashtë kompanisë. Organizimi i aktiviteteve dhe ngjarjeve të ndryshme me karakter social, motivues e humanitar, nuk mungon asnjëherë në planifikimet e kompanisë sonë, prandaj edhe motivimi i punonjësve ndikon në përformancën e kompanisë dhe në kualitetin e dhënies së shërbimeve.

Synimi i kompanisë ILLYRIA Life është që të gjithë punonjësit të japin kontributin e tyre maksimal, duke pasur mundësi të zhvillojnë talentet e tyre dhe të fitojnë aftësi të reja, që në këtë mënyrë të arrijnë efikasitet dhe kënaqësi sa më të madhe në punë. 

Pra, synimi i Kompanisë ILLYRIA Life është të inkurajojë dhe mbështesë zhvillimin e stafit duke:

  • Ofruar trajnime të vazhdueshme dhe të nevojshme.
  • Bërë projektime të punëve që janë sfiduese.
  • Ofruar standard të njëjtë për të gjithë dhe komente të sinqerta për performancën e tyre.
  • Inkurajuar stafin për të mësuar, zhvilluar dhe ndjekur qëllimet e duhura gjatë gjithë karrierës.
  • Mbështetur llojet e ndryshme të edukimeve dhe trajnimeve, me qëllim të rritjes së performancës së tyre edhe përtej pozicioneve aktuale.

ILLYRIA Life, është mes njerëzve të mirë dhe gjithmonë e gatshme të mbështesë të gjithë punonjësit e saj, për tu avansuar dhe për tu zhvilluar në çdo sferë të jetës.

.......................................

Kompania për Sigurimin e Jetës, ILLYRIA Life ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me Sigurimin e Jetës, ku përmes produkteve të saj siç janë: Sigurimi Miks i Jetës, Sigurimi Klasik i Jetës, Sigurimi i Bursës Studimore, Sigurimi i Jetës në Grup dhe Sigurimi i Kredimarrësit, ju mund të siguroheni në çdo vend dhe në çdo kohë.

*Për të gjitha pyetjet tuaja, ju mund të na telefononi në zyret tona në 038 228 808, të na kontaktoni në Web-Faqe, në Email apo edhe përmes rrjeteve tona sociale Facebook, Instagram dhe Linkedin.

Kalkulo ofertën tuaj më të mirë online

#illyrialife #savainsurancegroup #sigurimiijetes #mesnjerezvetemire #asnjeherevetem