Blog
Sigurimi i Jetës, Mbrojtja më e mençur për Kredimarrësin!
Në ditët e sotme, shumë individë përdorin kredi për të përmbushur synime të rëndësishme financiare qoftë për banesë, arsim, biznes apo nevoja të tjera. Megjithatë, një element i rëndësishëm që shpesh anashkalohet është sigurimi i jetës për kredimarrësin, i cili ofron mbrojtje ndaj rreziqeve që mund të ndikojnë në aftësinë për shlyerjen e borxhit. Ky sigurim është një mënyrë e mençur për të mbrojtur veten, familjen dhe kreditorin, duke garantuar stabilitet financiar edhe në rrethana të paparashikuara.
Çfarë është Sigurimi i Jetës së Kredimarrësit?
Sigurimi i Jetës së Kredimarrësit është një produkt i sigurimit të jetës që u ofrohet klientëve që marrin kredi në banka apo institucione mikrofinanciare të licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Në momentin e fillimit të sigurimit, kompania mban rrezikun në rast të pamundësisë së shlyerjes së kredisë si pasojë e humbjes së jetës së kredimarrësit, në këmbim të pagesës së primit të sigurimit. Ky prim përcaktohet në bazë të shumës së kredisë, moshës së kredimarrësit dhe periudhës së maturimit të kredisë. Gjatë periudhës së sigurimit, shuma e siguruar zvogëlohet duke ndjekur amortizimin e kredisë, që do të thotë se mbulimi përshtatet me shumën e mbetur për t’u paguar.
Në rast të humbjes së jetës së kredimarrësit, ILLYRIA Life garanton pagesën e shumës së papaguar të kredisë në emër të klientit, duke mbrojtur kështu familjen nga detyrimet bankare.

Llojet e mbulimeve të sigurimit të jetës për kredimarrësin
Ky sigurim mund të përfshijë disa forma mbulimi, në varësi të nevojës së klientit:
- Sigurimi i jetës në rast të pamundësisë së shlyerjes së kredisë si pasojë e vdekjes
- Sigurimi i jetës në grup për pensionerët që marrin kredi bankare
- Sigurimi i jetës në rast të vdekjes natyrore
- Sigurimi i jetës në rast të vdekjes aksidentale
Pagesa e primit të sigurimit
Primi i sigurimit mund të paguhet në baza mujore, tremujore, gjashtëmujore, vjetore ose njëherë në fillim të periudhës së sigurimit. Detyrimi për të paguar primin zgjat vetëm 80% të periudhës së sigurimit, që zakonisht përkon me kohëzgjatjen e kredisë. Në rast të vdekjes së të siguruarit gjatë periudhës së sigurimit, përgjegjësia për pagesën e primit ndalet në muajin e ngjarjes, ndërsa ILLYRIA Life paguan shumën e papaguar të kredisë direkt në bankë.
Kështu, familja e kredimarrësit mbrohet nga çdo detyrim i mëtejshëm financiar dhe ruan qetësinë e saj ekonomike, edhe në situata të vështira.
Shembull praktik
Nëse një person merr një kredi prej 20,000 € dhe për fat të keq humb jetën përpara përfundimit të pagesave, ILLYRIA Life mbulon shumën e papaguar të kredisë.
Në këtë mënyrë, familja nuk përballet me kërkesa për pagesë apo me presion financiar borxhi shlyhet automatikisht përmes sigurimit.
Sigurimi për pensionerët
Ky sigurim është menduar posaçërisht për pensionerët që marrin kredi bankare dhe duan të sigurojnë shumën e kredisë së marrë në rast të vdekjes natyrore apo aksidentale.
Shuma e siguruar është e barabartë me bilancin e borxhit të papaguar në ditën e ngjarjes së siguruar, ndërsa primi llogaritet individualisht, në bazë të moshës dhe planit të kredisë.
Sigurimi i Jetës së Kredimarrësit është më shumë se një kërkesë administrative, është një zgjidhje e mençur financiare që ofron siguri dhe qetësi për kredimarrësin, familjen dhe institucionin financiar. Ky sigurim siguron që asnjë humbje e papritur të mos e kthejë borxhin në barrë për të dashurit tuaj.
Siguroje Jetën në ILLYRIA Life.Kompania për Sigurimin e Jetës, ILLYRIA Life ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me Sigurimin e Jetës, ku përmes produkteve të saj siç janë: Sigurimi Miks i Jetës, Sigurimi Klasik i Jetës, Sigurimi i Bursës Studimore, Sigurimi i Jetës në Grup dhe Sigurimi i Kredimarrësit, ju mund të siguroheni në çdo vend dhe në çdo kohë.
*Për të gjitha pyetjet tuaja, ju mund të na telefononi në zyret tona në 038 228 808, të na kontaktoni në Web-Faqe, në Email apo edhe përmes rrjeteve tona sociale Facebook, Instagram dhe Linkedin.
Kalkulo ofertën tuaj më të mirë online
#ILLYRIALife #SAVAInsuranceGroup #LifeInsurance #AmongGoodPeople #NeverAlone