Blog

Kombinimi i produkteve të Sigurimit të Jetës, për një mbulesë më të lartë me kosto më të ulët!

Illyria Life, ne e kuptojmë se nevojat dhe rrethanat e çdo individi janë unike. Kjo është arsyeja pse ne ofrojmë një gamë të gjërë produktesh të Sigurimit të Jetës, ku ndër to duhet veçuar Sigurimin Klasik dhe Sigurimin Miks të Jetës si dy nga sigurimet më signifikante në kompaninë tonë.

Polica e Sigurimit Klasik të Jetës ofron mbulim financiar në rast të vdekjes natyrore apo aksidentale gjatë tërë kohëzgjatjes së sigurimit, duke përfshirë këtu edhe rastet të cilat ndodhin si pasojë e aksidenteve personale, siç janë invaliditeti dhe shpenzimet mjekësore. Sigurimit Klasik të Jetës është një plan i fokusuar i tëri në mbrojtje të klientit dhe paguan 100% të shumës së kontraktuar në rast të vdekjes së personit të siguruar.

Nga ana tjetër, Sigurimi Miks i Jetës është kombinim i sigurimit të jetës dhe kursimit. Ofron kompensim financiar për mbajtësit e policës në rast të ndodhjes së vdekjes apo mbijetesës së kontratës, duke paguar shumën e siguruar së bashku me fitimin e akumuluar të përllogaritur gjatë viteve.

Term LifeTë dy këto produkte kanë pikat e tyre të forta dhe ofertat janë mjaft unike. Megjithatë, ekziston një mënyrë për ti pasur në shfrytëzim përfitimet e të dy produkteve me një kosto sa më të përballueshme!

Me një shtesë minimale prej vetëm shtatë eurosh në muaj, ju mund t'ja bashkangjitni Sigurimin Klasik të Jetës policës tuaj ekzistuese të Sigurimit Miks të Jetës dhe potencialisht të rrisni shumën tuaj të siguruar deri në trefishin e vlerës së saj! Pra, duke i kombinuar përfitimet e planifikuara në rast të mbijetesës nga Sigurimi Miks i Jetës dhe me mbulimin gjithëpërfshirës të jetës nga Sigurimi Klasik i Jetës, ju mund të ndërtoni një rrjet sigurie më të fortë për ju dhe familjarët tuaj. Prandaj, me një kosto më të vogël se shpenzimet tuaja ditore ju mund ta rrisni mbulesën tuaj të sigurimi te jetës dhe të përfitoni një qetësi mendore në rast të ndodhjes së të papriturave, gjatë tërë kohëzgjatjes së kontrates.

Sigurimi i Jetës është më shumë se një shërbim financiar. Është një angazhim për të mbrojtur ata që duam më shumë. Prandaj, duke kombinuar policën tuaj të Sigurimit Miks të Jetës me Sigurimin Klasik të Jetës, ju po e përforconi mbrojtjen dhe po e siguroni një të ardhme më të mirë për veten dhe më të dashurit tuaj.

Mos harroni, jeta është e paparashikuar! Mirëpo me sigurimin e duhur ajo është më e relaksuar. Prandaj bëni zgjedhjen e duhur qysh tani! Sigurojeni Jetën, Sigurojeni Vetën!

.......................................

Kompania për Sigurimin e Jetës, ILLYRIA Life ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me Sigurimin e Jetës, ku përmes produkteve të saj siç janë: Sigurimi Miks i Jetës, Sigurimi Klasik i Jetës, Sigurimi i Bursës Studimore, Sigurimi i Jetës në Grup dhe Sigurimi i Kredimarrësit, ju mund të siguroheni në çdo vend dhe në çdo kohë.

*Për të gjitha pyetjet tuaja, ju mund të na telefononi në zyret tona në 038 228 808, të na kontaktoni në Web-Faqe, në Email apo edhe përmes rrjeteve tona sociale Facebook, Instagram dhe Linkedin.

Kalkulo ofertën tuaj më të mirë online

#illyrialife #savainsurancegroup #sigurimiijetes #mesnjerezvetemire #asnjeherevetem