Blog

Koha e duhur për të rishikuar policën tuaj të Sigurimit të Jetës.

ILLYRIA Life besojmë se Sigurimi i Jetës nuk është vetëm një dokument financiar, por një premtim i sinqertë për të mbrojtur të ardhmen e njerëzve që doni më shumë. Jeta është dinamike, dhe bashkë me të ndryshojnë edhe përgjegjësitë, prioritetet dhe nevojat tuaja financiare. Pikërisht për këtë arsye, rishikimi i policës së Sigurimit të Jetës nuk duhet të shihet si një formalitet, por si një hap i domosdoshëm për të garantuar që ajo të jetë gjithmonë në përputhje me realitetin tuaj aktual.

Momente kyçe që kërkojnë rishikimin e policës
Ka disa momente në jetë që e bëjnë rishikimin pothuajse të detyrueshëm. Lindja e një fëmije, martesa, ose edhe blerja e një shtëpie janë ngjarje që rrisin ndjeshëm përgjegjësitë tuaja financiare. Në këto raste, mund të jetë e nevojshme të rritet shuma e mbulimit për të garantuar që nëse ndodh diçka e papritur, familja juaj të ketë mjetet e nevojshme për të përballuar sfidat. Po ashtu, zhvillimet në karrierë si ngritja në detyrë, rritja e të ardhurave apo ndërrimi i punës, shpesh nënkuptojnë një standard jetese më të lartë, i cili duhet të pasqyrohet edhe në mbrojtjen që keni përzgjedhur.

Perditesimi

Zhvillimi i produkteve dhe kushteve
Një tjetër arsye e rëndësishme për të rishikuar policën është evoluimi i produkteve dhe kushteve. Me kalimin e kohës, kompania e sigurimeve mund të ofrojë produkte te reja ose përfitime shtesë që nuk ishin të disponueshme kur keni marrë policën fillestare. Rishikimi i rregullt ju jep mundësinë të përfitoni nga këto zhvillime dhe të siguroheni që po merrni vlerën më të mirë për mbrojtjen tuaj financiare. 

Sa shpesh duhet bërë rishikimi
Për të qenë të sigurt që policat tuaja janë gjithmonë në përputhje me nevojat dhe objektivat tuaja, rekomandohet që rishikimi të bëhet rregullisht, idealisht një herë në vit dhe gjithmonë pas çdo ndryshimi të madh në jetë. Një analizë e thjeshtë dhe e shpejtë mund të tregojë nëse mbulimi aktual është i mjaftueshëm apo kërkon përditësim.

Si mund t’ju ndihmojë ILLYRIA Life
Nëse mendoni se tani është momenti i duhur për të bërë rishikimin, ekipi ynë është gati t’ju ndihmojë.

Ne ofrojmë:

  • Konsultim individual për të analizuar mbulimin aktual dhe nevojat e ardhshme;

  • Përditësim të mbulimit për sëmundje të rënda, invaliditet apo mbrojtje nga inflacioni;

  • Këshilla të personalizuara për zgjedhjen e mbrojtjes më të përshtatshme sipas fazës suaj të jetës.

Na kontaktoni sot dhe sigurohuni që policat tuaja të jenë gjithmonë në shërbim të së ardhmes suaj dhe të atyre që doni më shumë.

Siguroje Jetën në ILLYRIA Life.

...........................................................

Kompania për Sigurimin e Jetës, ILLYRIA Life ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me Sigurimin e Jetës, ku përmes produkteve të saj siç janë: Sigurimi Miks i JetësSigurimi Klasik i JetësSigurimi i Bursës StudimoreSigurimi i Jetës në Grup dhe Sigurimi i Kredimarrësit, ju mund të siguroheni në çdo vend dhe në çdo kohë.

*Për të gjitha pyetjet tuaja, ju mund të na telefononi në zyret tona në 038 228 808, të na kontaktoni në Web-Faqe, në Email apo edhe përmes rrjeteve tona sociale Facebook, Instagram dhe Linkedin.

Kalkulo ofertën tuaj më të mirë online

#ILLYRIALife #SAVAInsuranceGroup #LifeInsurance #AmongGoodPeople #NeverAlone