Blog

Rëndësia dhe funksionimi i Departamentit të Dëmeve në ILLYRIA Life! Rimbursimi i kërkesave brenda afateve kohore!

"Ju nuk e bëni sigurimin e jetës sepse do të vdisni, por sepse ata që ju i doni do të jetojnë!"

Funksioni i departamentit të dëmeve është të përmbushë detyrimet e kompanive të sigurimit ndaj personave të siguruar, siç përcaktohet në kontratën e sigurimit. Qëllimi i saj është të sigurojë që klientët të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe efektive në rast të dëmeve të papritura. Në një policë sigurimi të Jetës, premtimi i kompanisë së Sigurimit të Jetës është të paguajë për humbjen fizike të personit të siguruar, si rrjedhojë e vdekjes natyrore apo aksidentale të tyre.

Perveç, Sigurimit Klasik të Jetës, ILLYRIA Life ofron edhe produkte të tjera, që kanë të bëjnë me kthimin e mjeteve pas maturimit të kontratës si dhe me sigurimet shtesë si pasojë e aksidenteve personale, siç janë: shpenzimet mjekësore aksidentale, invaliditeti i pjesshëm dhe i plotë, kompenzimi ditor etj., të cilat poashtu trajtohen nga departamenti i dëmeve.

Ne do ta japim një shpjegim se si aplikohet rimbursimi i shpenzimeve mjekësore në kompaninë ILLYRIA Life, pasi qe rastet më të shpeshta të dëmeve të cilat i hasim janë ato të lëndimeve aksidentale në punë, të cilat janë të mbuluara me shpenzime mjekësore aksidentale:

Demet

  • Akisdenti me Shpenzime Mjekësore - klienti njofton kompaninë që ka ndodhur një lëndim në punë.
  • Klienti pasi që ti përfundon të gjitha ekzaminimet mjekësore, të gjitha dokumentat mjekësore si dhe faturat tatimore i sjellë ato në kompani dhe plotëson formularin e nevojshëm i cili është për rimbursimin e mjeteve për shpenzime mjekësore aksidentale.
  • Aksidenti me Invaliditet - përshkohet me të njëjtat procedura si më lartë, ku pas njoftimit dhe sjelljes së dokumentacionit mjekësor në rast se ende nuk është përcaktuar shkalla e invaliditetit, klientit i kërkohet edhe një dokument shtesë ku bëhet vlerësimi i shkallës së invaliditetit nga Cenzori i Kompanisë sonë.

Në Departamentin e Dëmeve të kompanisë ILLYRIA Life e cila përbehet nga ekspertët e trajtimit të dëmeve dhe mjekut të kompanisë (cenzorit), çdoherë bëhet vlerësimi i shkakut të dëmit dhe në afat rekord bëhet rimbursimi i mjeteve të tyre, sipas marrëveshjes së mbulueshmërisë së policës së klientit, në llogarinë e tij personale.

Ne do të elaborojmë edhe rastin e produkteve tjera të cilat përveç mbulesave që i përmendëm më lartë, kanë benefit edhe kthimin e mjeteve, në rastin e mbijetesës së policës.

Mbijetesa e policës pas maturimit të kontratës, ku i siguruari pasi që ta përfundon marrëveshjen me kompaninë ILLYRIA Life, aplikon për tërheqjen e mjeteve të shumës së siguruar, së bashku me fitimin e akumuluar përgjatë gjithë periudhës së siguruar, aplikim ky që është mjaft i thjeshtë, ku klienti plotëson aplikacionin e nevojshëm për mbijetesë me shënime të sakta të kërkuara nga ILLYRIA Life dhe nga departamenti i dëmeve në afat rekord bëhet transferi i mjeteve në llogarinë bankare të klientit.

Gabimet e zakonshme që duhen shmangur gjatë paraqitjes së një kërkese:

Kompanitë e sigurimit shpesh hasin në dorëzim të dokumatacionit jo adekuat, prandaj është e rëndësishme që të shqyrtohet me kujdes çdo kërkesë dhe të sigurohet që pagesa të jetë e saktë dhe brenda afatit të caktuar kohor. Prandaj, përpunimi i kërkesave dhe rimbursimi i tyre, është një pjesë thelbësore dhe mjaft e rëndësishme e biznesit të sigurimeve.

Çdo klient duhet që dokumentacionin e dorëzuar ta ketë në formë origjinale, faturat fiskale të jenë poashtu origjinale dhe të bashkangjes raportin mjekësorë.

Numri i Dëmeve të Paguara për vitin 2023 është 395 dhe Shuma e Dëmeve të Paguara arrin në vlerën 884,749 Euro.

.......................................

Kompania për Sigurimin e Jetës, ILLYRIA Life ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me Sigurimin e Jetës, ku përmes produkteve të saj siç janë: Sigurimi Miks i Jetës, Sigurimi Klasik i Jetës, Sigurimi i Bursës Studimore, Sigurimi i Jetës në Grup dhe Sigurimi i Kredimarrësit, ju mund të siguroheni në çdo vend dhe në çdo kohë.

*Për të gjitha pyetjet tuaja, ju mund të na telefononi në zyret tona në 038 228 808, të na kontaktoni në Web-Faqe, në Email apo edhe përmes rrjeteve tona sociale Facebook, Instagram dhe Linkedin.

Kalkulo ofertën tuaj më të mirë online

#illyrialife #savainsurancegroup #sigurimiijetes #mesnjerezvetemire #asnjeherevetem