Blog

Planifikimi për shkollimin e më të dashurve tuaj përmes Sigurimit të Jetës, respektivisht Bursës Studimore!

Jeta është përplot me pasiguri dhe ankthi i krijuar për të siguruar shkollimin e fëmijëve tanë tregon të jetë mjaft shqetësues. Shumë prindër kalojnë netë të panumërta duke u shqetësuar se çfarë do të ndodhë nëse nuk do të jenë në gjendje të financojnë shkollimin e fëmijëve të tyre.

Sigurimi i Bursës Studimore nga Illyria Life ofron qetësi mendore duke garantuar një edukim të sigurt për fëmijët, nipërit apo mbesat tona, pavarësisht rrethanave me të cilat ballafaqohemi çdo ditë. Sigurimi i Bursës Studimore është një plan financiar i specializuar, i cili u mundëson fëmijëve tuaj të marrin të ardhura të qëndrueshme gjatë arsimimit të tyre për një periudhë 60-muajshe, pas skadimit të periudhës së pagesës së primit, pra në maturimin e policës së kontraktuar të sigurimit. Si prind, ju mund të caktoni tani shumën e bursës dhe kohëzgjatjen e pagesave të primit, duke iu përshtatur mundësive tuaja financiare dhe nevojave arsimore të fëmijës suaj.

Bursa StudimoreNdryshe nga metodat tradicionale të kursimit që mund të ndikohen nga luhatjet ekonomike ose vështirësitë financiare personale, Sigurimi i Bursës Studimore ofron të ardhura të qëndrueshme dhe të stabile. Signifikante e këtij sigurimi është mbulesa e sigurimit të jetës në rast të ndodhjes së ndonjë fatkeqësie natyrore apo aksidentale të personit të siguruar gjatë periudhës së sigurimit, ku Illyria Life garanton mjetet financiare për shkollimin e fëmijës edhe përkunder faktit qe nuk kontrata nuk ka maturuar ende. Perveç shumës siguruese përfituesit gëzojnë edhe fitimin e akumuluar në përputhje me kontratën, pra deri në momentin e ndodhjes së rastit. 

Për më tepër, Sigurimi i Bursës Studimore ofron edhe mundësi të tjera shtesë të mbulimit të sigurimit, ku përveç rasteve natyrore i trajton edhe ato që ndodhin si pasojë e aksidenteve personale siç është vdekja aksidentale, invaliditeti apo paaftësia e përhershme dhe e pjesëshme, si dhe shpenzimet mjekësore aksidentale.

Në një botë të mbushur me pasiguri dhe të papritura, të siguroheni që arsimimi i fëmijës suaj do të jetësohet, mbetet një nga lehtësimet më të mëdha prindërore. Me Sigurimin e Bursës Studimore, ju nuk po investoni vetëm në edukimin e fëmijës suaj mirëpo po investoni edhe në qetësinë tuaj mendore, duke evituar çdo stres financiar të shfaqur në kohëra jo të mira ekonomike. Prandaj, çfarëdo që të ndodhë, përmes Bursës Studimore, shkollimi i fëmijës suaj do të jetë i siguruar.

.......................................

Kompania për Sigurimin e Jetës, ILLYRIA Life ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me Sigurimin e Jetës, ku përmes produkteve të saj siç janë: Sigurimi Miks i Jetës, Sigurimi Klasik i Jetës, Sigurimi i Bursës Studimore, Sigurimi i Jetës në Grup dhe Sigurimi i Kredimarrësit, ju mund të siguroheni në çdo vend dhe në çdo kohë.

*Për të gjitha pyetjet tuaja, ju mund të na telefononi në zyret tona në 038 228 808, të na kontaktoni në Web-Faqe, në Email apo edhe përmes rrjeteve tona sociale Facebook, Instagram dhe Linkedin.

Kalkulo ofertën tuaj më të mirë online

#illyrialife #savainsurancegroup #sigurimiijetes #mesnjerezvetemire #asnjeherevetem