Blog
Pesë benefitet e Sigurimit të Jetës, për të cilat nuk keni dëgjuar akoma!
Përveç benefiteve të përgjithshme të cilat vijnë gjatë implementimit të sigurimit jetësor në jetën e përditshme, siç është lehtësimi i menaxhimit të përgjithshëm të financave, ne mund të përfitojmë edhe shumë benefite të tjera nga sigurimi jetësor, varësisht nga llojet dhe ofertat e ndryshme të sigurimeve.
Duke filluar nga fakti që me anë të sigurimit jetësor ju siguroni vetën dhe më të dashurit tuaj, ju njëherit përfitoni edhe mbështetje dhe heqje të barrës financiare, në rast të ndodhjes së ndonjë të papriture.
Pesë benefitet e Sigurimit të Jetës për të cilat nuk keni dëgjuar akoma, janë:
Mbështetje Financiare për të Dashurit Tuaj - Sigurimi i jetës ofron mbështetje financiare dhe sigurim të një jete kualitative për familjen e klientit në rastet kur personi i sguruar ndërron jetë. Kjo aplikohet tek familjarët dhe të dashurit e klientit me kompenzim, në mënyrë që të evitohet barra financiare, sidomos në rastet kur klienti është burimi kryesor i të ardhurave.
Zëvendësim i të Ardhurave - Sigurimi i jetës mund të shërbejë si burim zëvendësues i të ardhurave, duke u siguruar që personat të cilët varen financiarisht nga i siguruari, të vazhdojnë të jetojnë një jetë sa më kualitative, pavarësisht shpenzimeve, kredive apo tjera situatave financiare të cilat mund të ndikojnë potencialisht në jetesën e klientëve.
Planifikimi i Transferit të Aseteve dhe Pasurive - Me anë të sigurimit të jetës, planifikimi i transferit dhe aranzhimit të aseteve dhe pasurive personale bëhet shumë më i lehtë me rastin kur klienti është duke planifikuar testamentin e trashëgimisë në afërsi të ndërrimit të jetës.
Mbulim i Kredive dhe Borxheve Financiare - Sigurimi i jetës ofron mbulimin e borxheve dhe kredive me rastin kur klienti ndërron jetë gjatë kohës kur polica e tij është ende aktive, duke mos lejuar që këto kredi dhe borxhe të kalojnë si trashëgimi tek familjarët dhe të dashurit e klientit.
Vazhdimësia e Biznesit - Sigurimi i jetës ofron mundësi të transferit të aseteve biznesore me anë të fondeve të ndryshme në mënyrë që të evitohen dëme potenciale financiare të cilat mund të ndodhin në biznes me rastin kur personi kyç ndërron jetë. Këto fonde mundësojnë një tranzicion të lehtë të aseteve, duke u siguruar që biznesi të mos pësojë dëme.
.......................................
Kompania për Sigurimin e Jetës, ILLYRIA Life ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me Sigurimin e Jetës, ku përmes produkteve të saj siç janë: Sigurimi Miks i Jetës, Sigurimi Klasik i Jetës, Sigurimi i Bursës Studimore, Sigurimi i Jetës në Grup dhe Sigurimi i Kredimarrësit, ju mund të siguroheni në çdo vend dhe në çdo kohë.
*Për të gjitha pyetjet tuaja, ju mund të na telefononi në zyret tona në 038 228 808, të na kontaktoni në Web-Faqe, në Email apo edhe përmes rrjeteve tona sociale Facebook, Instagram dhe Linkedin.
Kalkulo ofertën tuaj më të mirë online
#illyrialife #savainsurancegroup #sigurimiijetes #mesnjerezvetemire #asnjeherevetem